Gykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj ish-kreut të ARRSH-së, Gentian Gjyli, duke e zëvendësuar “arrestin në shtëpi” me masën “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”, pas tejkalimit të afateve. I njëjti vendim është marrë edhe për ish-drejtorin e KESH, Erald Elezi. Gjyli akuzohet nga SPAK për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe masa e sigurisë i është caktuar vetëm për tunelin e Llogarasë (në të njëjtën dosje është e pandehur edhe ish-numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku). Gjatë këtij prokurimi ai ka qenë drejtor i Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar. LEXO EDHE:Theu xhamat e një autobusi pas një sherri me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë (VIDEO) E njëjta akuzë rëndon edhe ndaj Erald Elezit. Ai ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në ARRSH kur ka qenë tenderi i Llogarasë. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/Shqiptarja.com TAG: GJKKO Erald Elezi gentian gjyli Tirane tuneli i llogarase kesh ARRSH Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.9% Social media 15.7% Vota total: 5410 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

