Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE TV- Sherr në protestën e PD, militantët irritohen nga thirrja ‘Berisha në burg’! Godasin fizikisht qytetarin! Marshim drejt Ministrisë së Arsimit


Thirrja “Berisha në burg” irritoi militantët demokratë në protestën para Kryeministrisë, të cilët sulmuan fizikisht një qytetar. Njëri prej militantëve e qëlloi me shpullë në kokë. Pas përplasjes, deputeti i PD-së Klevis Balliu e quajti qytetarin “provokator të qeverisë” dhe akuzoi policinë se e kishte sjellë në protestë. LEXO edhe...Ndërhyrje e suksesshme kirurgjikale në QSUT, pacientit i hiqet t

Thirrja “Berisha në burg” irritoi militantët demokratë në protestën para Kryeministrisë, të cilët sulmuan fizikisht një qytetar. Njëri prej militantëve e qëlloi me shpullë në kokë. Pas përplasjes, deputeti i PD-së Klevis Balliu e quajti qytetarin “provokator të qeverisë” dhe akuzoi policinë se e kishte sjellë në protestë. LEXO edhe...Ndërhyrje e suksesshme kirurgjikale në QSUT, pacientit i hiqet tumori gjigant në hundë Protesta ishte paralajmëruar për në orën 12:00, por militantët demokratë e nisën marshimin drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë. Për të tretën herë radhazi, ata po protestojnë pa kryetarin e PD-së, Sali Berishën. Marshimin e udhëhoqën Flamur Noka dhe deputetë të tjerë demokratë, të cilët u filmuan herë pas here duke përdorur celularët. Pas tubimit para Kryeministrisë, demokratët pritet të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, ku studentët do të mblidhen në orën 14:00. Berisha po përpiqet ta përfshijë PD-në në protestën e studentëve, të cilët e kanë refuzuar bashkimin me demokratët. Lajm në përditësim… Ora 14:10 Berisha fut sërish demokratët në protestën e studentëve, nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit Pas një ore qëndrimi në bulevard, militantët e PD-së nisën marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku janë mbledhur një grup studentësh në protestë. Në dy tubimet e mëparshme, të rinjtë kanë refuzuar praninë e demokratëve. Share Ora 14:07 ‘Fundi i diktatorëve’, pankarta në protestë, emri i Ramës krah Huseinit, Gadafit dhe Asadit (VIDEO) Në protestën e PD-së para Kryeministrisë u shfaqën dy pankarta kundër Edi Ramës. Në të parën, me mbishkrimin “Fundi i diktatorëve = Liri”, renditen emrat e Sadam Huseinit, Muamar Gadafit dhe Bashar al-Asadit.Emri i kryeministrit është vendosur në fund të listës, pranë një laku të vizatuar, me shënimin “Rama E. – Oct. 2026”. Krahas emrave të tjerë janë shënuar dhjetori 2006, kur u ekzekutua Huseini, tetori 2011, kur u vra Gadafi, dhe dhjetori 2024, kur ra regjimi i Asadit.Në pankartën e dytë është vizatuar Benito Musolini i varur me kokë poshtë. Në të janë shkruar edhe emri i sheshit “Piazzale Loreto” në Milano dhe data 29 prill 1945. Share Ora 13:54 Thirri 'Berisha në burg', militantët e PD-së përplasen fizikisht me qytetarin në protestë (VIDEO) Një thirrje e një protestuesi, “Rama në burg, Berisha në burg”, ka sjellë përplasje fizike në protestën e thirur nga Sali Berisha. Një grup militantësh të PD-së, të irrituar, kanë reaguar dhe njëri prej tyre ka arritur deri aty sa e qëlloi protestuesin me shpullë në kokë.Ndërkohë, PD-ja e konsideroi si një provokator të qeverisë.“Një provokator i qeverisë, që e sjell policia. Xhepistë të vegjël që i marrin nëpër komisariate, i sjellin për të sharë qytetarët që vijnë në protestë. Këto janë provokime. Polici kriminale që dhunon studentët dhe sjell këtë lloj llumi dhe zhuli për të sharë me fjalë të ndyra dy zonja. Qytetarët bëjnë shumë mirë që reagojnë kur shahen zonja dhe të rinj e të reja”, tha Balliu për sherrin. Share Ora 13:39 Blushi për Report TV: Nuk kemi një axhendë për organizimin e protestave! Thirrje çdo shqiptari që t’i bashkohet revoltës për largimin e Ramës Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një intervistë për Report Tv, tha se ata nuk kanë një axhendë të mirëfilltë për protestë. Ai theksoi se ata do të vijojnë mbështetjen e studentëve që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.Sa i përket deklaratës së Berishës në lidhje me bashkëpunimin e forcave opozitare si një e vetme në vendoret e 2027-ës, Blushi theksoi se ky bashkim është i domosdoshëm për rrëzimin e kreut të qeverisë."Kjo është një protestë që duhet të mbështetet nga të gjithë. Mos prisni të keni një axhendë për protestën, por ne do të vijojmë mbështetjen e studentëve që kërkojnë dorëheqjen e Ramës. I bëj thirrje çdo shqiptari që t’i bashkohet kësaj revolte.Qëndrimi i PL dhe Metës, është bashkim i çdo faktori. E vetmja pikë e kuqe është largimi i Edi Ramës. Është i domsodoshëm bashkimi i çdo force në zgjedhjet vendore”, tha Blushi. Share Ora 13:16 ‘Koordinim online’, deputetët demokratë me celularë në duar gjatë protestës Deputetët demokratë shihen teksa përdorin celularët gjatë gjithë protestës para Kryeministrisë. Flamur Noka, Edi Paloka, Gazment Bardhi, por edhe përfaqësues të tjerë të PD-së, si Nikola Kedhi, dallohen me celularë në duar mes militantëve. Share Ora 12:55 Me gati një orë vonesë, militantët e Berishës marshojnë drejt Kryeministrisë! Në krye Flamur Noka, mungon kreu i PD-së (VIDEO) Protesta e Sali Berishës ishte paralajmëruar për në orën 12:00, por militantët e nisën marshimin drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë. Ndërkohë, para Kryeministrisë nisën të mblidheshin edhe protestues të tjerë. Marshimi u udhëhoq nga Flamur Noka dhe përfaqësues të tjerë të PD-së, ndërsa kreu i partisë, Sali Berisha, mungoi. Share Ora 12:35 Militantët e parë nisin të mblidhen para selisë së PD për protestën, te Kryeministria ende qetësi (VIDEO) Militantët e parë demokratë kanë nisur të mblidhen në selinë e PD-së për protestën e thirrur nga Sali Berisha. Ky i fundit, njëjtë si në dy protestat e kaluara, nuk do t’i bashkohet protestës. Te kryeministria ndërkohë, ende është qetësi. Share Xh.K/SI.E./ReportTv.al Tirane PD protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.9% Veliajn 19.4% Asnjërin 30.7% Vota total: 1400 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?