Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE TV- Paketa e Maleve, Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Theth ku po zhvillon një bashkëbisedim me aplikues të Paketës së Maleve. Shefi i qeverisë ka bërë të qartë që s’ka anulim të këtij ligji, edhe pse është një kërkesë që ditën e parë nga protestuesit, të cilët thonë se me këtë nismë lejohet shitja e “Shqipërisë”. Rama theksoi se paketa synon të nxisë zhvillimin ekonomik të zonave malore dhe t'u krijojë mundësi invest

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Theth ku po zhvillon një bashkëbisedim me aplikues të Paketës së Maleve. Shefi i qeverisë ka bërë të qartë që s’ka anulim të këtij ligji, edhe pse është një kërkesë që ditën e parë nga protestuesit, të cilët thonë se me këtë nismë lejohet shitja e “Shqipërisë”. Rama theksoi se paketa synon të nxisë zhvillimin ekonomik të zonave malore dhe t'u krijojë mundësi investimi trashëgimtarëve të pronave, jo uzurpatorëve apo oligarkëve. LEXO edhe...Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet axhenda e takimit “Paketa e Maleve nuk është për uzurpatorë, as për biznesmenë që nuk kanë marrëveshje me ju, as për oligarkë, përveçse për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtareve të pronave në territore ku toka nuk është ndarë sipas 7501 sepse ju dhe të tjerët në këto territore nuk e kanë pranuar 7501 dhe e kanë ndarë tokën mes veti me kufijtë e vjetër dhe përgjithësisht nuk kanë konflikte. Por për të adresuar dhe aspektin tjetër që ka të bëjë me territore ku nuk ka asnjë mundësi zhvillimi përveç turizmit. Kjo është Paketa e Maleve", tha Rama. Lajmi në përditësim... Ora 17:02 Rama jep lajmin nga Thethi: Për 2 javë nis puna për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit Nga Thethi i Shkodrës, kryeministri Edi Rama lajmëroi se brenda 2 javësh do të nisë ndërtimi i rrugës së Dukagjinit."Për dy javë rruga e Dukagjinit nis me fondin e zhvillimit. Është dashur kohë të bëhet projekti, patjetër që gjërat bëhen sipas mundësive. E kemi nisur punën në krye të këtij vendi kur treçerekun e komunave i kishte PD, e kemi nisur me pak se 10 miliardë euro prodhim të përgjithshëm të Shqipërisë, e kemi çuar 27 miliardë e më shumë, duhet ta çojmë në 35 miliardë. Na duhet ta çojmë në 35 miliardë të financuar më shumë gjëra. Si çohen fondet? Fondet vijnë nga investimet",- tha Rama. Share Ora 16:53 ‘Koka bën, koka pëson, Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth: Magjinë e prish zhvillimi i pakontrolluar, ‘Zvicrën e vogël’ e keni këtu Një banor të cilit iu prish ndërtimi pa leje në Theth vitin e kaluar, është një nga përfituesit e Paketës së Maleve. Me batuta e zhvilloi kryeministri Edi Rama bisedën më të, duke i thënë “koka bën, koka pëson”. Rama u tha banorëve të zonës se zhvillimi i pakontrolluar prish magjinë e Thethit, duke theksuar se ka ardhur koha për turizëm luksi. Zvicrën e vogël e keni këtu, u tha Rama banorëve.Banori i Thethit: Jam një nga të dëmtuarit e korrikut të kaluar. Ju falënderoj për mundësinë që po na jepni në mënyrë të ligjshme. Nusen e kam nga Ukraina, jetoj në Angli. Kam vendosur që me këtë mundësi të vazhdoj përpara. Pas çdo të keqeje vjen një e mirë. Jam optimist që të kthehem në vendin tim.Rama: Thotë një shprehje: ‘Koka bën, koka pëson’. Duke të parë ty, them se koka e fortë bëhet edhe më e fortë kur e pëson. Do të të mbështesim me gjithë zemër që të bësh diçka fantastike. Më vjen keq, sepse në atë periudhë kam marrë plot mesazhe nga ata që u turrën të hidhnin llum e gurë këtu.Çështja është shumë e thjeshtë. Ju jeni të bekuar që keni fatin të jeni trashëgimtarë të kësaj zone, sepse magjia e këtyre maleve dhe historia e tyre ju japin mundësinë ta nisni një sipërmarrje turistike sikur ta nisni një ndeshje me rezultatin 3 me 0. Por duhet të jeni shumë të vetëdijshëm: po u prish magjia, nuk do ta keni më këtë perspektivë. Magjinë e prish zhvillimi i pakontrolluar.Nëse ne nuk do të kishim ndërhyrë dhe shëruar atë plagë në zemër të Thethit, që ua mori të gjithëve ju dhe fytyrës së Thethit, që është fytyra e maleve të Shqipërisë në sytë e gjithë botës, atëherë të jeni të sigurt se do të binte edhe numri i turistëve.Duhet të jeni veç në sipërmarrjet tuaja, por bashkë në produkt. Produkti juaj nuk është vetëm kulla, por Thethi. Ju nuk shisni kullën, ju shisni Thethin. Duhet të jeni shumë solidarë.Duhet të jeni si korsikanët. Në Corsica nuk ndërton dot ku të duash. Ata shesin Korsikën, jo thjesht hotelin e tyre. Po të jetë Korsika rrëmujë, nuk vjen njeri në hotel.Synimi është të rriten të ardhurat. E keni nisur me një turizëm për bukën e gojës, keni mbërritur te një turizëm për mirëqenien e familjes. Tani duhet të kaloni te një turizëm që krijon pasuri. Zvicrën e vogël e keni këtu. Mundësinë për të zhvilluar turizëm luksi e keni këtu. Ato "plisa" që kthehen në vila e shtëpiza janë luks, janë eksperiencë; nuk është thjesht të futesh në një shtëpi dhe të flesh. Share Ora 16:31 Rama sqaron Paketën e Maleve nga Thethi: Me 1 euro, merrni hipotekën e tokës së të parëve tuaj Kryeministri Edi Rama sqaroi funksionin dhe përfimet e Paketës së Maleve për aplikantët, duke marrë shembullin e 3 vëllezërve në Theth, të cilët do të përdorin ligjin për ndërtuar në tokën e të parëve të tyre në fshatin turistik të Shkodrës, por të cilën ligji e njeh si tokë shtet aktualisht."Marjani dhe 2 vëllezërit e tij, të cilët jam shumë i lumtur që po vijnë nga Italia për t’u kthyer prapë, ndërtuar dhe punuar bashkërisht këtu, janë pronarë të këtij territori me zakon, por kjo pronë sot është shtet. Janë pronarë që nuk e posedojnë pronën e tyre në kuptimin e ligjit, pra kadastra nuk ka në këtë territor asgjë tjetër veçse pronë shtet. Është shumë e rëndësishme të kuptohet kjo. Dhe kjo shpjegon pse nuk kemi vendosur atë 1 euro, sepse kur Marjani dhe vëllezërit do marrin lejen, do të marrin dhe pronën me 1 euro në pronën e caktuar dhe kur ndërtimi do të mbarojë ata do të marrin hipotekën dhe prona do të bëhet e tyre. Dhe ky proces",- tha Rama. Share Ora 16:21 ‘S’ka më hajde ndërto’, Rama për Paketën e Maleve: Do e çojmë zhvillimin në një nivel tjetër, projekte cilësore Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me banorë të zonës në Theth tha se Paketa e Maleve do ta çojë zhvillimin në një nivel tjetër dhe me projekte cilësore, jo më “hajde të ndërtojmë” madje edhe pa leje.“Kush rrinte këtu në dimër s’kishte shans as të dilte as të priste njeri. Zoti me ju, kur binte ndonjë hall i madh në shtëpi. Erdhëm për të thënë tani do ta çojmë në një nivel tjetër zhvillimin, duhet të rrisim cilësinë, me leje, me projekte cilësore, jo hajde ndërto”, tha Rama. Share Ora 16:15 'Zaptuan zemrën e Thethit', Rama: Banorët më keqkuptuan! Unë thashë do legalizojmë objektet ekzistuese, jo ndërtoni të tjera pa leje Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me banorë të Thethit për të diskutuar mbi Paketën e Maleve. Gjatë fjalës së tij, Rama risolli në vëmendje aksionin e prishjes së dhjetëra ndërtimeve pa leje në fshatin turistik të Shkodrës, verën e vitit të kaluar.Kreu i qeverisë tha se ndërtimet pa leje shpërthyen pasi banorët keqkuptuan premtimin e tij për legalizimin e objekteve në Theth të cilat ishin ekzistuese. Sipas Ramës, thethianët filluan të ndërtojnë masivisht pa leje, me shpresën se do të arrijnë të përfitojnë në procesin e legalizimeve të objekteve të mëhershme."Është tërësisht e pavërtetë dhe ju jeni dëshmitarë. Unë nuk kam ardhur këtu dhe kam thënë: vazhdoni dhe ndërtoni se i legalizojmë. Se nuk kam pasur si ta them se do isha në shkelje të ligjit. Unë kam ardhur këtu dhe kam thënë që do legalizojmë këto ekzistueset. Do legalizojmë duke filluar nga ndërtimet e vjetra. Edhe ata që kanë trashëguar kulla në një zonë si kjo, nuk kishin letra. Nuk ia vinte njeri kullën në hipotekë se i thoshin në një zonë të mbrojtur, dhe duke qenë në zonë të mbrojtur mbaje kullën, nuk vjen njeri ta prishë, por nuk bëhet pronë e jotja. Pastaj realiteti i krijuar nga ata që ndërtuan më pas pa leje në kushtet kur këtu nuk kishte asgjë.Do legalizohen ata që ekzistojnë. Ajo që ndodhi ishte që pas vizitës sime shpërtheu ndërtimtaria e paligjshme aty, meqë po e legalizojmë thanë hajt se po futemi. U arrit të goditej kartolina botërore e Thethit. Po të shkosh e të shkruash Theth në të gjitha gjuhët e botës, është kisha me lëndinën e gjelbër. Lëndina e gjelbër u zaptua, u vunë e shtëpiza druri, u rrethua, u shtrua me zhavorr dhe u kthye në një plagë mu në mes të Thethit. Si mund t’i lejonim ne këto?",- tha Rama Share SI.E./K.M/ReportTv.al edi rama paketa e maleve Shkoder theth Komento Komente Linda: 21/07/2026 16:24 Do me pelqente me mire male me paket malesh se sa male te mbushura me hashash!Kemi shume te fort e dembela qe i bien shkurt mbjell 10 fara qe te fitoj 10.000 euro sic i mashtrojn e ne fund kalojn rinin neper burgje e para burgime!!Ligji eshte ligj nuk shkelet dhe ato vezet qe hedhin quhen tentativa dhune ne momentin qe ngrejn doren, nuk ka rendesi se cfare ka dora! Përgjigju Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.7% I gabuar 27.6% Nuk e di 8.6% Vota total: 2649 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?