Mbahet sot protesta e shtatë në Tiranë, e cila nisi me revoltën e studentëve më 13 tetor dhe u përshkallëzua në tubim të dhunshëm, së cilës i janë bashkuar tashmë edhe qytetarë. Dita e shtatë e protestës në Tiranë u përshkallëzua sot me përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa kulmoi me sulmin ndaj Gjykatës së Apelit. Të rinj të maskuar mësynë godinën, thyen dyer e xhama me sende të forta dhe një pjesë arriti të hynte në ambientet e brendshme, ku në atë moment ndodheshin edhe punonjës.
Pas sulmit, policia ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve, duke i ndjekur në rrugët e kryeqytetit dhe duke nisur shoqërimet.
Protesta e shtatë nisi gjatë paradites, me masa të shtuara sigurie dhe kontrolle nga policia. Në sheshin “Skënderbej”, efektivët kontrolluan çantat e disa të rinjve, ndërsa më pas protestuesit u grumbulluan para Ministrisë së Arsimit. Tubimi nisi me këngë e valle, njësoj si një ditë më parë, ndërsa pati edhe thirrje “Hiqni uniformat” drejtuar efektivëve.
Rreth orës 12:30 situata nisi të ndryshonte. Disa të rinj shkulën pllaka dhe gurë nga trotuari, ndërsa në të njëjtën kohë të tjerë u ofruan sanduiçë policëve të vendosur para Ministrisë së Arsimit.
Tensionet u përshkallëzuan rreth orës 13:00, kur drejt efektivëve u hodhën gurë dhe kapsolla. Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit dhe për t’i larguar nga zona e Ministrisë së Arsimit.
Përplasjet u zhvendosën më pas në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e njohur si “Kafe Flora”. Përmes megafonit, policia u kërkoi qytetarëve të largoheshin nga rruga, ndërsa vijoi ndërhyrjen me ujë dhe gaz lotsjellës. Efektivët nuk lejuan rigrumbullimin e protestuesve, të cilët u zhvendosën më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Rreth orës 14:00 situata u përshkallëzua sërish. Një grup protestuesish të maskuar iu drejtua Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe sulmoi godinën. U thyen dyer dhe xhama, ndërsa disa prej tyre hynë brenda ambienteve të institucionit. Pamjet nga brenda gjykatës treguan dëmet e shkaktuara, ndërkohë që në godinë kishte ende punonjës.
Pas këtij momenti, policia nisi aksionin për shpërndarjen e grupeve të protestuesve dhe shoqërimin e personave të përfshirë në incidentet e dhunshme. Sipas Policisë, për dëmtimin e dyerve dhe dritareve të Gjykatës së Apelit u identifikuan 20 persona, pesë prej tyre u arrestuan dhe 15 u shpallën në kërkim. U sekuestrua gjithashtu një sasi lëndësh piroteknike.
Protestuesit qëndruan përpara kryeministrisë për disa orë pa asnjë konfrontim me policinë. Por rreth orës 18:00 pasi filluan marshimin në bulevard, situata pranë Ministrisë së Brendshme është tensionuar përsëri. Protestuesit u ndanë në dy grupe dhe filluan të godisnin me mjete pirroteknike Ministrinë e Brendshme, ndërsa policia ka ndërhyrë me autobotë në përpjekje për të shpërndarë turmën.
Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë u zhvendosën më pas në kryqëzimin mes Rrugës së Durrësit dhe Rrugës së Kavajës. Protestuesit hodhën fishekzjarre, mjete të tjera piroteknike dhe molotovë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia ndërhyri me ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.
Më pas, protestuesit vijuan marshimin drejt Rrugës së Dibrës. Për disa momente ata u gjendën të rrethuar nga forcat policore, të cilat ndërhynë për shpërndarjen e turmës.
Përpara nisjes së grumbullimit të sotëm reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili bëri thirrje për dialog “pa kushte” dhe kërkoi distancim nga dhuna.
Nga ana tjetër, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi mbështetjen e opozitës për protestën dhe përsëriti kërkesën për largimin e qeverisë.
Protesta nuk u kufizua vetëm në Tiranë. Tubime dhe marshime u zhvilluan edhe në qytete të tjera, ndërsa në Kurbin u raportuan përplasje dhe hedhje molotovësh drejt godinës së Bashkisë, ku u shkaktuan flakë në hyrje.
Përditësimi i ngjarjeve, orë pas ore:
Tensionet zhvendosen te Medreseja, policia ndjek hap pas hapi protestuesit 18:49
Tensionet në protestë, lëndohet një kalimtar pranë Rrugës së Barrikadave
Aktualitet 18:44
Grupi i punës përgatit paketën e paralajmëruar nga Rama: Ata që kryejnë akte dhune do futen në listë të zezë, nuk do lejohet të hyjnë në vendet e BE-së
Aktualitet 18:39
Vijon tubimi, policia qëllon me plumba gome në drejtim të protestuesve
Aktualitet Situata e përshkallëzuar mbrapa muzeut, protestuesit u vënë flakën kazanëve të plehrave për të ngadalësuar policinë 18:30
Vijon e tensionuar protesta në Tiranë, protestuesit hedhin breshëri fishekzjarrësh drejt policisë
Aktualitet 18:24
“Situata është nën kontroll dhe Policia e Shtetit”/ Ministria e brendshme: Përgjegjësia do të vlerësohet individualisht, mbi bazën e veprimeve
Aktualitet 18:17
Përshkallëzohet situata pranë Ministrisë së Brendshme, protestuesit ndahen në dy grupe, policia tenton t’i shpërndajë me autobotë
Aktualitet 18:13
Tensionohet situata në protestën pranë qendrës, policia hedh gaz lotsjellës, sulmohet me molotov Ministria e Brendshme
Aktualitet 18:08
Plasin kapsollat e para në Bulevard, hidhet edhe molotov, protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”
Aktualitet 18:44
Grupi i punës përgatit paketën e paralajmëruar nga Rama: Ata që kryejnë akte dhune do futen në listë të zezë, nuk do lejohet të hyjnë në vendet e BE-së
Aktualitet 16:51
Protestuesit ironizojnë deklaratën e Ramës, hedhin dollarë fals drejt policëve përpara Kryeministrisë
Aktualitet 16:49
Sulmuan Gjykatën e Apelit duke thyer xhamat, vihen në pranga 5 persona, shpallen në kërkim 15 të tjerë
Aktualitet 16:44
Tirana në kaos nga protesta e ditës së djeshme, 68 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht
Aktualitet 15:35
Protestat e dhunshme, reagon Ambasada e Zvicrës: Të ulen tensionet dhe t’i jepet përparësi dialogut, të gjitha palët të tregojnë përmbajtje
Aktualitet 15:25
“Studentët janë liderët tanë në shesh”/ Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 733 pedagogë apel Ramës, protestuesve dhe ambasadave për zgjidhje politike
Aktualitet 15:18
Kaos te Parku Rinia/ Disa efektivë kapin një protestues… i riu u ikën nga duart policëve dhe “fluturon”
Aktualitet 15:06
Protestuesit u vendosën në Parkun Rinia, policia i largon me ujë dhe gaz lotsjellës. Të tjera shoqërime
Aktualitet 14:58
Çfarë po ndodh në Tiranë? Bie “qetësia”, policia nuk gjen dot grupimet e protestuesve
Aktualitet 14:45
Tensione në sheshin “Skënderbej”, policia bën disa shoqërime, i hedh një gruaje spraj
Aktualitet 14:18
Sulmi te Gjykata e Apelit, protestuesit shkatërrojnë hyrjen për publikun, alarmohen punonjësit
Aktualitet 14:13
“S’ka pasur thirrje nga Vetëvendosja që të mbështeten protestat në Shqipëri”, reagon Albulena Haxhiu: Të ndalet dhuna, arroganca nga pushteti nxit tensionet
Aktualitet 14:02
Nuk pyesin për barrierat metalike, protestuesit thyejnë derën e Gjykatës së Apelit dhe i vënë flakën. Disa arrestime, lëndohet një polic
Aktualitet 13:44
Protesta në ditën e shtatë/ Policia tenton të shpërndajë protestuesit me gaz lotsjellës, të rinjtë hedhin sende të forta dhe molotov
Aktualitet 13:34
“Mbështes të rinjtë”/ E moshuara e maskuar godet efektivët me shkop gjatë protestës
Aktualitet 13:31
Ofensiva e policisë, largon protestuesit nga Ministria e Arsimit me ujë me piper
Aktualitet 13:04
Fillon tensioni në Tiranë/ Protestuesit hedhin gurë drejt policisë, efektivët u përgjigjen me gaz lotsjellës
Aktualitet 13:04
Dëmtime në degë bankare dhe ATM gjatë protestave, reagon Banka e Shqipërisë: Shërbimet vijojnë, kursimet janë të mbrojtura
Aktualitet 12:47
Dita e shtatë e protestës/ Një i ri i ofron ushqim efektivëve, të tjerët shkulin pllakat e trotuarit në rrugën e Durrësit dhe përgatiten për “betejë”
Aktualitet 12:26
PAMJET/ Xhama të rinj te selia e PS pas gurëve nga protestuesit, shtohen forcat e policisë te godina e socialistëve
Aktualitet 12:24
“Ka përzënë nga vendi 50 për qind të studentëve”/ Berisha thirrje policisë pas deklaratave të Ramës: Mos i qëlloni, dorëzoni kapelën
Politikë 12:19
Mbyllet protesta në Lezhë/ Rreth 50 të rinj në tubim, dëmtohen hapësirat publike dhe shkatërrohet monumenti i librit të Gjergj Fishtës
Aktualitet 12:03
Protesta e dhunshme në Tiranë, 36 të lënduar gjatë së dielës, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spital
Aktualitet 12:02
Dita e shtatë e protestës, të rinjtë mblidhen para Ministrisë së Arsimit, hedhin valle dhe kërkojnë dorëheqjen
Aktualitet 11:28
Nis me bomba molotov protesta në Kurbin, flakë në ambientet e Bashkisë
Aktualitet 10:47
Nxënësit bojkotojnë mësimin në Mirditë, protesta zhvendoset në Rrugën e Kombit në Rubik
Aktualitet 10:37
Një grup gjimnazistësh marshojnë në rrugët e Elbasanit, tentojnë të rrëzojnë derën e shkollës. U bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve tu bashkohen
Aktualitet 10:34
Protestat e dhunshme në ditën e 7-të, bizneset në Tiranë forcojnë masat e sigurisë, vendosin mbrojtëse hekuri në dritare
Aktualitet 09:55
Policia patrullon në rrugët e Tiranës, nisin shoqërimet e para të të rinjvë të dyshuar si protestues të dhunshëm
Aktualitet 09:46
Protestuesit zbarkojnë në shesh që në mëngjes, disa të rinj mblidhen në sheshin “Skënderbej”
Aktualitet 09:33
Të rinjtë bojkotojnë sërish mësimin në Lezhë, marshim në rrugët e qytetit me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”
Aktualitet 08:44
“Familjet e të miturve që dhunojnë do paguajnë dëmet”, Kryeministri Rama: Studentët që sulmojnë policët s’do kenë arsim falas e bursa
Politikë 08:37
Protestat e dhunshme/ “Nga janari do të rrisim dhe rrogat”, Rama: 2500 euro shtesë për çdo efektiv në front
Politikë 08:27
Rama për protestën në Tiranë: Rusia dhe Irani të përfshirë, sulme të mirëkomanduara nga forca të huaja
Aktualitet 08:18
“Trump i ka quajtur organizata terroriste…”/ Rama për protestat: Nuk negociohet me askënd që përdor dhunën, ka rënë shteti nëse negocion me ta
Politikë 08:09
“Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike”, Demo për protestat në Tiranë: Nuk mund të pranohet dhuna ndaj policisë
Politikë Top Channel

