Lajme Zone
LIVE/ Tirana në kaos, protestuesit sulmojnë ministritë, Kryeministrinë, Piramidën dhe bizneset në bulevard, përplasje nëpër rrugë me policinë
PolitikëTop Channel

LIVE/ Tirana në kaos, protestuesit sulmojnë ministritë, Kryeministrinë, Piramidën dhe bizneset në bulevard, përplasje nëpër rrugë me policinë

Tetë orë protestë e dhunshme, përplasje me policinë dhe dëme të shumta materiale në Tiranë.

Tetë orë protestë e dhunshme, përplasje me policinë dhe dëme të shumta materiale në Tiranë. Protestuesit u zhvendosën nga njëra pikë e kryeqytetit në tjetrën, duke sulmuar godina institucionesh, biznese dhe banka, ndërsa policia ndërhyri në disa momente me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për t’i zmbrapsur.

Dhuna nisi te Ministria e Arsimit, ku godina u sulmua sërish me gurë dhe flakë. Të rinj me fytyra të mbuluara shkulën kangjellat e trotuareve, i grumbulluan përpara godinës dhe goditën institucionin me gurë. Përplasjet vazhduan në Rrugën e Durrësit. Protestuesit sulmuan dhe dëmtuan disa biznese private, ndërsa një bankë private e nivelit të dytë u dogj dhe u shkatërrua.

Protesta e dhunshme vijoi drejt Sheshit “Skënderbej”, ku protestuesit u vunë flakën stolave dhe kazanëve të mbeturinave.

Një tjetër vatër e dhunës ishte Ministria e Ekonomisë. Protestuesit hynë në katin e parë të godinës, shkulën dyer, thyen xhama dhe nxorën orenditë jashtë ambienteve.

Sulmet prekën edhe Ministrinë e Brendshme, ku u godit godina dhe u thyen xhamat.

Më pas, protestuesit u ndanë në dy grupime, njëri në Sheshin “Skënderbej” dhe tjetri pranë Ministrisë së Ekonomisë, për t’u zhvendosur më tej drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u sulmuan ndërtesat, përgjatë tij.

Dëmtime pati edhe te Piramida e Tiranës, ku u thyen xhama dhe u shkatërruan dhe u dogjwn pjesë të ambienteve. Edhe në këtë zonë u sulmua një tjetër bankë private e nivelit të dytë.

Protestuesit vijuan më pas drejt Kryeministrisë, ku u dogjën pemët në hyrjen anësore të godinës.

Protesta e dhunshme u zhvendos edhe te ndërtesa e Kryesisë së Kuvendit. Protestuesit mësynë drejt godinës dhe tentuan të futeshin brenda. Më pas protestuesit shkatërruan dhe dogjën bizneset që ndodhen në katin e parë të dy godinave të njohura si “Kullat Binjake”.

Gjatë tetë orëve të protestës së dhunshme, policia ndërhyri në disa prej vatrave të tensionit, duke përdorur autobotë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të zmbrapsur dhe shpërndarë protestuesit. Zhvillimet më të fundit: Studentët protestojnë/ Digjet një makinë, motor dhe godina pranë Piramidës, shoqërohen disa të rinj nga policia

Aktualitet Policia detyrohet të tërhiqet, protestuesit tentojnë të hyjnë në goditën e kryesisë së Kuvendit Protestuesit i vënë flakën pemës te Kryeministria, përshkallëzohen tensionet “Luftë” para Kryeministrisë dhe te Piramida, Policia me “sprint” për të kapur protestuesit

Aktualitet “Furtuna” e protestuesve ndalon te Piramida, thyejnë xhamat e bizneseve në katin e parë dhe i vënë flakën

Aktualitet Protestuesit ndahen në dy grupime, bllokohet bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Tensione me policinë para kryeministrisë

Aktualitet Shtohen forcat e policisë te Ministria e Ekonomisë, shoqërohet forcërisht një protestues Zjarrfikësit shuajnë zjarrin e madh në qendër të Tiranës, çfarë mbeti pas kaosit. Nuk kursehen as semaforët

Aktualitet Protestuesit shënjestrojnë edhe Ministrinë e Brendshme, tentojnë të hyjnë brenda institucionit. Përballen me policinë

Aktualitet Protestuesit mësynë te Ministria e Ekonomisë, mbërrijnë forcat e policisë, nisin shoqërimet Aktualitet Revolta studentore, “Reuters”: Përfshihet nga flakët Ministria e Arsimit gjatë protestës

Aktualitet Protesta e dhunshme në Tiranë, reagon Ambasada Britanike: E drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës

Aktualitet Protestuesit thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë, futen në ambientet e brendshme, nxjerrin orenditë dhe i djegin

Aktualitet Video/ Protesta e studentëve, flamuri i UÇK-së valëvitet pranë zjarrit në qendër të Tiranës

Aktualitet Protesta në Tiranë, protestuesit i afrohen Parlamentit, thirrje për t’i vënë flakën

Aktualitet “Nuk ka asnjë humbje jete”/ Protesta e dhunshme te Ministria e Arsimit, disa persona përfjnë në spital

Aktualitet Pasi i vunë flakën koshave e pemëve në qendër, protestuesit bëjnë thirrje mes tyre për të shkuar te selia e PS Aktualitet VIDEO/ Protestuesit djegin stolat e vendosura në qendër, tymi i zi përhapet kudo, policia i kundërpërgjigjet

Aktualitet Protesta te Ministria e Arsimit, dëmtohet një efektiv i FNSH

Aktualitet Përshkallëzimet në protestën përpara Ministrisë së Arsimit, reagon sërish Policia e Shtetit

Aktualitet Policia tenton të shpërndajë me gaz dhe presion uji të rinjtë, protestuesit hedhin gurë drejt tyre

Aktualitet Përshkallëzohet protesta, tubuesit i vënë flakën institucionit financiar

Aktualitet Tensionet në protestën e dytë të dhunshme, 20 të shoqëruar në polici, pjesa më e madhe studentë

Aktualitet Përplasjet mes protestuesve dhe policëve, vendosen barrikada me kangjellat e hekurit

Bota Një ditë pas dhunës së policisë ndaj protestuesve shfaqet drejtori i policisë

Aktualitet Tensionet në Rrugën e Durrësit, protestuesit sulmojnë dhe i vënë flakë një banke të nivelit të dytë, ndërhyjnë zjarrfikëset

Aktualitet Tensionet përpara Ministrisë/ Policia tenton të arrestojë disa të rinj, protestuesit i zënë rrugën makinës

Aktualitet Tym i zi del nga ambienti i brendshëm i Ministrisë së Arsimit, policia shpërndan protestuesit me ujë me presion, vijojnë hedhjet e gurëve Protesta vijon e tensionuar, flakë në ballkonin e Ministrisë së Arsimit

Aktualitet “Nuk ka asnjë humbje jete”/ Protesta e dhunshme te Ministria e Arsimit, disa persona përfjnë në spital

Aktualitet Protestuesit përzënë Edi Palokën, ujë drejt deputetit të PD-së: Rama në burg, Berisha në burg

Politikë Tubimi përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit u kërkojnë deputetëve të PD-së të largohen

Aktualitet Protesta para Ministrisë së Arsimit, hidhet gaz lotsjellës, policia tenton shpërndarjen e protestuesve

Aktualitet Tensionet në Ministrinë e Arsimit/ Protestuesi plagoset në kokë, deputeti i PD-së i vjen në ndihmë

Aktualitet “Protesta pati përshkallëzim të dhunshëm”/ Reagon BE: Veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore

Aktualitet “Është momenti që të bashkohen të gjithë”/ Deputeti i PD-së në protestë: Thirrjet ‘Rama në burg, Berisha në burg’? Thelbi është largimi i qeverisë

Aktualitet Policia shpërndan protestuesit me ujë me presion, lirohet rruga para Ministrisë së Arsimit

Aktualitet Protesta përpara Ministrisë së Arsimit, reagon Policia e Shtetit: Çdo person që kryen veprime të kundërligjshme do të mbajë përgjegjësi penale përpara ligjit

Aktualitet Tensionet përpara Ministrisë së Arsimit, Berisha thirrje demokratëve: Lini çdo gjë dhe bashkohuni në protestë

Lajme Nis përplasja fizike mes efektivëve të Policisë së Shtetit dhe protestuesve, hidhet ujë me presion, disa të shoqëruar

Aktualitet Gurë, zjarr e shkulje kangjellash/ Protestuesit me maska thirrje kundër Policisë: Ju urrejmë, sa turp të jesh polic

Aktualitet Protesta para Ministrisë së Arsimit, policia krijon gardh njerëzor me FNSH-në, protestuesit hedhin gurë dhe mjete piroteknike

Aktualitet Njësoj si një ditë më parë, studentët shkulin kangjellat e hekurit përpara Ministrisë së Arsimit dhe godasin derën e godinës me mjete piroteknike

Aktualitet Iu thye këmba gjatë protestës, 19-vjeçari i nënshtrohet me sukses ndërhyrjes kirurgjikale

Aktualitet Nxënësit bojkotojnë gjimnazin “Partizani”, i bashkohen edhe studentët e Universitetit të Mjekësisë dhe Politeknikut

Aktualitet Top Channel