Lajme Zone
LIVE - TASK FORCE/ Mesazhet, vizita e Sali Berishës në SHBA
SportSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE - TASK FORCE/ Mesazhet, vizita e Sali Berishës në SHBA

Klement Veshos prej gati tri dekadash, pëllumbat e garës i janë kthyer në pjesë të pandarë të jetës. Një pasion që nisi para viteve të demokracisë dhe që me kalimin e kohës, u shndërrua në një angazhim të përditshëm, mes pasionit, garave, kupave por edhe shpenzimeve, aq sa tashmë dita e tij nuk ka kuptim pa pëllumbat.

Klement Veshos prej gati tri dekadash, pëllumbat e garës i janë kthyer në pjesë të pandarë të jetës. Një pasion që nisi para viteve të demokracisë dhe që me kalimin e kohës, u shndërrua në një angazhim të përditshëm, mes pasionit, garave, kupave por edhe shpenzimeve, aq sa tashmë dita e tij nuk ka kuptim pa pëllumbat. Syri tvLexo edhe:'Është fantastike': Njihuni me fëmijët që stërviten për brigadën e zjarrfikësve Prej 28 vitesh, jeta e Klement Vesho në Pogradec është e lidhur ngushtë me pëllumbat e garës. Një pasion që nisi pas viteve të para të demokracisë dhe që me kalimin e kohës u kthye në një mënyrë jetese. Nga garat e para me qytetarët e Pogradecit, Klementi kaloi më pas në garat e organizuara nga federata. Ndër vite ka fituar dhjetëra kupa, por një prej rezultateve që e veçon është ai i një pëllumbi që ka përshkuar rreth 1500 kilometra nga Berlini në Pogradec. Por ky pasion ka edhe koston e tij. Ushqimi, vitaminat dhe përgatitja për garat kërkojnë shpenzime të konsiderueshme. Sipas Klementit, vetëm në një vit shpenzimet mund të shkojnë deri në disa mijëra euro, ndërsa në Shqipëri ky sport, sipas tij, nuk merr mbështetje Pavarësisht kostove, për Klement Vesho pëllumbat mbeten pjesë e pandarë e jetës së tij. Pas 28 vitesh, ai vijon të kujdeset, të garojë dhe të presë me të njëjtin emocion kthimin e tyre në shtëpi.