Lajme Zone
LIVE - TASK FORCE/ Mesazhet, vizita e Sali Berishës në SHBA
Të tjeraSyri

LIVE - TASK FORCE/ Mesazhet, vizita e Sali Berishës në SHBA

Shqetësimet lidhur me efektet mjedisore dhe shëndetësore të ambalazheve plastike kanë nxitur vitet e fundit një kalim drejt letrës, drurit dhe materialeve të tjera natyrore, mes shumë kërkimesh që tregojnë praninë e copëzave mikroskopike të plastikës në organet dhe gjakun e njeriut.

Shqetësimet lidhur me efektet mjedisore dhe shëndetësore të ambalazheve plastike kanë nxitur vitet e fundit një kalim drejt letrës, drurit dhe materialeve të tjera natyrore, mes shumë kërkimesh që tregojnë praninë e copëzave mikroskopike të plastikës në organet dhe gjakun e njeriut. Por duket se edhe gotat e kafesë njëpërdorimëshe, të cilat në dukje janë bërë prej letre, nuk janë të sigurta, sipas testeve të kryera në Universitetin e Queensland-it (UQ), ku shkencëtarët kanë zbuluar se miliona grimca plastike, disa prej tyre një mijë herë më të holla se një fije floku, çlirohen dhe hyjnë në trup ndërsa pija e nxehtë dëmton shtresën plastike të brendshme të gotës.Lexo edhe:A duhet të merrni suplemente magnezi? “Një gotë e bërë kryesisht prej letre nuk do të thotë se gota është pa plastikë, sepse shumë prej tyre përmbajnë një shtresë të hollë plastike që siguron rezistencë ndaj ujit dhe integritet strukturor”, tha Elvis Okoffo i UQ-së, ekipi i të cilit publikoi studimin në ACS Food Science & Technology. Ky zbulim nxjerr në pah “një rrugë të anashkaluar më parë të ekspozimit të konsumatorëve”, tha ekipi në studim. Studiuesit testuan gota të veshura me acid polilaktik të biodegradueshëm dhe polietilen me bazë fosile. Dhe ndërsa të dyja llojet çliruan miliona nanogrimca kur në to u hodh një pije e nxehtë, lloji i biodegradueshëm çliroi 12 herë më shumë grimca sesa gotat me shtresë polietileni. Dhe ndërsa gjetjet nuk nënkuptojnë se njerëzit “duhet domosdoshmërisht të ndalojnë së përdoruri gotat prej letre”, sipas UQ-së, rregullatorët duhet të rishikojnë etiketimin përkatës të produkteve. Mikroplastika dhe nanoplastika janë gjetur në të gjithë trupin e njeriut, madje edhe në organet gjenitale, dhe është treguar se ato mund të depërtojnë përmes barrierës gjak-tru dhe të kalojnë nga nëna te fëmija i palindur, megjithëse ende nuk është përcaktuar nëse kjo kontribuon në shfaqjen e sëmundjeve. “Ndikimi i grimcave plastike në shëndetin e njeriut është i paqartë dhe ne e dimë se kimikatet që gjenden në plastikë nuk janë të destinuara për t’u konsumuar”, tha Okoffo./DPA News