Një 77-vjeçare është gjetur e pajetë këtë të hënë në banesën e saj. E moshuara jetonte e vetme, ndërsa fëmijët e saj janë emigrantë jashtë vendit. Sipas të dhënave paraprake, ajo është gjetur pa shenja jete nga policia, pas njoftimit të një fqinji. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se 77-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, raporton gazetarja Lorena Kodra. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjrn e rrethanave, ndërsa pritet edhe përfundimi i procedurave mjeko-ligjore për përcaktimin e plotë të shkakut të vdekjes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: e moshuara gjendet pa shenja jeete Kolonje

