Në Jelsa të Kroacisë u zhvillua sot Kupa e Europës për Veteranë në sportin e Judo-s, ku sportisti shqiptar Erind Cara u rendit në vendin e dytë, duke fituar medaljen e argjendtë. Cara arriti të triumfojë në dy ndeshjet e tij përballë sportistëve nga Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina, duke siguruar një tjetër rezultat të rëndësishëm në këtë kompeticion. LEXO edhe...Skandali me mbetjet e rrezikshme nxjerr kroatët në rrugë, protestë masive në zemër të Zagrebit (VIDEO) Medalja e argjendtë vjen vetëm një muaj pasi Cara u shpall për të tretin vit radhazi Kampion i Ballkanit. Gara në Kroaci ishte një përgatitje e rëndësishme për sfidën e radhës. Më 20-24 shtator, Erind Cara do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që zhvillohet në Sarajevë, ku synon të konkurojë për një vend në zonën e medaljeve. R.Xh/ReportTv.al Kroaci erind cara Judo mundje Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 80.1% Magjistratëve 14.3% Nuk e di 5.7% Vota total: 778 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
