Pas një muaji spektakli, emocionesh dhe surprizash, sot vjen momenti më i shumëpritur i Kupës së Botës 2026. Në stadiumin MetLife në New Jersey, dy superfuqi të futbollit, Spanja dhe Argjentina, do të zbresin në fushë për të luftuar për trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror. Për herë të parë në histori, në finalen e Botërorit përballen kampionia në fuqi e Evropës dhe kampionia në fuqi e Amerikës së Jugut, në një duel që pritet të mbajë të mbërthyer miliona tifozë në mbarë globin.
Spanja ka qenë skuadra më dominuese e këtij Botërori. Iberikët kanë pësuar vetëm një gol gjatë gjithë turneut dhe nuk kanë qenë asnjëherë në disavantazh, duke vendosur edhe një rekord historik me gjashtë ndeshje pa pësuar gol. Pas barazimit zhgënjyes në ndeshjen hapëse ndaj Kepit të Gjelbër, skuadra e Luis de la Fuente reagoi në mënyrë perfekte, duke fituar gjashtë takime radhazi dhe eliminuar Austrinë, Portugalinë, Belgjikën dhe Francën në rrugën drejt finales.
Nga ana tjetër, Argjentina ka treguar edhe një herë ADN-në e saj fituese. Kampionët në fuqi siguruan finalen e shtatë në historinë e tyre pasi përmbysën Anglinë me rezultatin 2-1 në gjysmëfinale, falë një rikthimi spektakolar në minutat e fundit. Skuadra e Lionel Scalonit ka fituar tashmë 14 ndeshje radhazi dhe synon të bëhet vetëm kombëtarja e dytë në histori që fiton dy Kupa Bote njëra pas tjetrës.
Finalja sjell edhe një përballje simbolike mes dy brezave. Nga njëra anë është legjenda Lionel Messi, që pritet të luajë ndeshjen e fundit në një Kupë Bote, ndërsa nga ana tjetër qëndron talenti spanjoll Lamine Yamal, një nga yjet që ka shkëlqyer më shumë në këtë edicion.
Edhe historia e përballjeve mes dy kombëtareve premton spektakël. Bilanci është plotësisht i barabartë, me nga gjashtë fitore për secilën skuadër dhe dy barazime. Takimi i vetëm në një Kupë Bote është fituar nga Argjentina në vitin 1966, ndërsa Spanja ka dominuar përballjet më të fundit mes tyre.
Gjithçka është gati për një finale që premton futboll të nivelit më të lartë. Spanja kërkon të kurorëzojë turneun perfekt me trofeun e dytë botëror, ndërsa Argjentina synon të mbrojë titullin dhe të shkruajë një tjetër faqe të artë në historinë e futbollit. Sonte, sytë e gjithë botës do të jenë të drejtuar nga New Jersey, aty ku do të shpallet kampioni i ri i botës.
LIVE
11:12 “Messi e meriton Topin e Artë, por nëse fiton Spanja do të ndahet mes…”/ Pique analizon finalen: Ja cili është çelësi për t’u shpallur kampion
Gerard Piqué e di më mirë se shumë të tjerë emocionin e një finaleje të Kupës së Botës. Më 11 korrik 2010, ish-mbrojtësi i Spanjës ishte pjesë e skuadrës që ngriti për herë të parë në histori trofeun e Botërorit në Afrikën e Jugut. “Messi e meriton Topin e Artë, por nëse fiton Spanja do të ndahet mes…”/ Pique analizon finalen: Ja cili është çelësi për t’u shpallur kampion
Botërori 2026 10:52 Kur nxënësi sfidon mësuesin për fronin e botës, historia e veçantë e Scalonit dhe De la Fuentes para finales së Botërorit
Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës nuk do të jetë vetëm një duel për trofeun më të rëndësishëm të futbollit. Kur nxënësi sfidon mësuesin për fronin e botës, historia e veçantë e Scalonit dhe De la Fuentes para finales së Botërorit
Botërori 2026 10:40 Mediat janë të sigurta: Fituesi i Botërorit do të marrë Topin e Artë/ Messi pranë numrit 9, por Lamine Yamal…
Sfida në “MetLife Stadium” pritet të ketë një ndikim të madh edhe në garën për “Topin e Artë” 2026, ceremonia e të cilit do të zhvillohet më 26 tetor në Londër. Mediat janë të sigurta: Fituesi i Botërorit do të marrë Topin e Artë/ Messi pranë numrit 9, por Lamine Yamal…
Botërori 2026 10:38 Google feston me një Doodle finalen e Kupës së Botës, faqja kryesore e motorit të kërkimit ‘vishet’ me ngjyrat e Argjentinës dhe Spanjës
Google ka shënuar finalen e Kupës së Botës 2026 me një doodle të veçantë dedikuar sfidës së madhe mes Argjentinës dhe Spanjës. Google feston me një Doodle finalen e Kupës së Botës, faqja kryesore e motorit të kërkimit ‘vishet’ me ngjyrat e Argjentinës dhe Spanjës
Botërori 2026 10:00 Argjentina përballë një “mallkimi” historik në finalen me Spanjën, statistikat nuk favorizojnë kampionët në fuqi
Argjentina do të zbresë sonte në fushë përballë Spanjës me synimin për të mbrojtur titullin e fituar katër vite më parë, por historia e Kupës së Botës nuk është në favor të kampionëve në fuqi. Argjentina përballë një “mallkimi” historik në finalen me Spanjën, statistikat nuk favorizojnë kampionët në fuqi
Botërori 2026 09:46 Messi tërhiqet nga kombëtarja? Mesazhi i kapitenit argjentinas për tifozët para finales: Çfarëdo të ndodhë, kjo histori nuk do harrohet kurrë
Pak orë përpara finales së madhe të Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës, kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka emocionuar tifozët me një letër të hapur drejtuar gjithë popullit argjentinas. Messi tërhiqet nga kombëtarja? Mesazhi i kapitenit argjentinas për tifozët para finales: Çfarëdo të ndodhë, kjo histori nuk do harrohet kurrë
Botërori 2026 09:42 Lionel Messi dhe lidhja me New Yorkun, në 2016 tërheqja nga kombëtarja, në 2026 ëndrra për titullin e dytë radhazi botëror
Duket një absurditet, por është e vërtetë; 26 qershori 2016 ishte dita kur Lionel Messi u tërhoq nga kombëtarja argjentinase. Lionel Messi dhe lidhja me New Yorkun, në 2016 tërheqja nga kombëtarja, në 2026 ëndrra për titullin e dytë radhazi botëror
Botërori 2026 09:32 Spanjë-Argjentinë/ E gjithë bota me sytë nga New Jersey, ja kë favorizojnë koeficientët
Edhe pse Argjentina mbërrin në finale si kampionia në fuqi, basteshkruesit e shohin Spanjën si favorite për të fituar ndeshjen dhe për të ngritur trofeun. Spanjë-Argjentinë/ E gjithë bota me sytë nga New Jersey, ja kë favorizojnë koeficientët
Botërori 2026 Top Channel

