Lajme Zone
LIVE/ Situate dramatike nga zjarri ne Himare
PolitikëSyri

LIVE/ Situate dramatike nga zjarri ne Himare

Pelivan Koçi nga Baltëza e Fierit, edhe pse në moshë 77-vjeçare, vijon të punojë, duke prodhuar fshesa artizanale për të siguruar të ardhura, pasi pensioni nuk i mjafton. Së bashku me bashkëshorten, ai mbledh shkurre në bregdetin e Semanit dhe i përpunon në mënyrë artizanale, duke i shitur  më pas ato. Vetë pensionisti tregon se një nga arsyet bazë që punon është faktori ekonomik, ndërkohë që shprehet se këtë zanat e ka të trashëguar.

Pelivan Koçi nga Baltëza e Fierit, edhe pse në moshë 77-vjeçare, vijon të punojë, duke prodhuar fshesa artizanale për të siguruar të ardhura, pasi pensioni nuk i mjafton. Së bashku me bashkëshorten, ai mbledh shkurre në bregdetin e Semanit dhe i përpunon në mënyrë artizanale, duke i shitur më pas ato. Vetë pensionisti tregon se një nga arsyet bazë që punon është faktori ekonomik, ndërkohë që shprehet se këtë zanat e ka të trashëguar. SYRI TVLexo edhe:Nga pensioni i pamjaftueshëm te zanati i trashëguar/ 77-vjeçari nga Baltëza që prodhon fshesa artizanale Në moshën 77-vjeçare, kur vitet e punës do të duhej të ishin pas tij, Pelivan Koçi nga fshati Baltëz i bashkisë Fier vijon të punojë për të siguruar të ardhura shtesë për familjen. Pensionisti, i cili për disa vite ka punuar në rafinerinë e naftës në Fier, tregon se pensioni prej rreth 10 mijë lekësh në muaj nuk mjafton për të përballuar shpenzimet e jetesës. Për këtë arsye, bashkë me bashkëshorten, i është rikthyer një zanati të trashëguar nga prindërit: prodhimit artizanal të fshesave. "Pensioni nuk na del për të përballuar të gjitha nevojat. Është punë e lodhshme, por kënaqemi kur punojmë, shesim dhe arrijmë të sigurojmë diçka për nevojat tona. Në këtë moshë dhe me problemet shëndetësore që kemi, mhemi të nxjerrim muajin". Çdo vit, nga maji deri në fund të shtatorit, çifti shkon në bregdetin e Semanit, ku mbledh shkurret që rriten në këtë zonë dhe i transporton në shtëpi. Aty nis procesi i përpunimit, tërësisht artizanal, që kërkon kohë, durim dhe punë fizike. "Shkojmë në bregdet, mbledhim shkurret, i sjellim dhe i thajmë. Pastaj i ndajmë në pjesë të barabarta dhe i lidhim. Kështu bëhet fshesa. Kur punojmë të dy bashkë, mund të bëjmë deri në 50 fshesa në ditë." Edhe pse bëhet fjalë për një zanat të vjetër, Pelivani thotë se kërkesa për fshesat artizanale nuk mungon. Çmimi i tyre varion nga 700 deri në 1 mijë lekë të vjetra, ndërsa porositë vijnë kryesisht nga klientë që e njohin prej vitesh, por edhe përmes rrjeteve sociale. Së fundmi, një biznesmen që ka një pulari i ka porositur rreth 100 fshesa. "Treg ka. Kemi klientë që na njohin dhe kemi bërë edhe postime në rrjetet sociale. Kemi vendosur edhe numrin e telefonit dhe na kontaktojnë. Kështu arrijmë të sigurojmë disa të ardhura shtesë". Prej më shumë se pesë vitesh, Pelivani dhe bashkëshortja e tij e ushtrojnë këtë aktivitet çdo verë. Edhe disa banorë të tjerë të zonës merren me prodhimin e fshesave artizanale, por ajo që shqetëson 77-vjeçarin është mungesa e të rinjve që duan ta mësojnë dhe ta trashëgojnë këtë zanat. Në një kohë kur zanatet tradicionale po zhduken gradualisht, historia e Pelivan Koçit tregon përpjekjen për të mbajtur gjallë një traditë të trashëguar ndër breza, ndërsa për të dhe bashkëshorten kjo punë mbetet një mënyrë për të siguruar të ardhura në një moshë kur puna nuk është më zgjedhje, por domosdoshmëri.