Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE- Revolta nuk ndalet, 42 ditë protestë kundër Ramës! Protestuesit nuk kursejnë as Presidentin: Bajram Begaj… (VIDEO)


Prej 42 ditësh vijon protesta kundër kryeministrit Edi Rama, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij dhe largimin e të gjithë kastës së korruptuar politike.

Prej 42 ditësh vijon protesta kundër kryeministrit Edi Rama, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij dhe largimin e të gjithë kastës së korruptuar politike. Protestuesit nuk kanë kursyer as presidentin e Republikës Bajram Begaj, ndërsa kanë vijuar me thirrjet “Bajram Begaj, t*r”. Protestuesit kanë akuzuar Presidentin Begaj për heshtjen e tij ndërsa Shqipëria zien nga protestat dhe korrupsioni.

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa shprehen të vendosur se nuk tërhiqen deri në largimin e Edi Ramës “Parlament i krimit”, “PS-PD, këlyshë komunistësh” dhe “Ju erdhi fundi” ishin disa nga thirrjet e protestuesve gjatë ndalesës së tyre më herët para Kuvendit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb