Protesta ka hyrë në ditën e saj të 96. Qytetarët pas organizimit në sheshin Skënderbej, kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Qytetarët protestojnë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Në protestën e djeshme u bashkuan edhe studentë, të cilët mbanin pankarta me mesazhet “Bashkohuni studentë, kombi na thërret” dhe “Studentët janë këtu”. Mbërritja e tyre u shoqërua nga thirrjet “Pa rini nuk ka Shqipëri”. Ndërkohë, vëmendja e protestuesve po zhvendoset drejt 7 shtatorit, kur aksioni pritet të arrijë në ditën e 100-të.
Sipas paralajmërimeve të bëra gjatë tubimit të së mërkurës, për atë ditë synohet një mobilizim më i madh dhe protestuesit kanë deklaruar se do të tentojnë të rrethojnë të gjithë godinën e Kryeministrisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
