Studentet vajza të akomoduara në godinat 28-29 në Qytet Studenti kanë marrë urdhër për largim dhe zhvendosje në godina të tjera, vetëm dy ditë para nisjes së vitit të ri akademik. Studentet nuk janë dakord me këtë vendim, pasi pretendojnë se do të transferohen në godina me kushte më të këqija akomodimi.Lexo edhe: Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot! Si do të jenë temperaturat Sot pritet të zhvillohet një takim mes studenteve dhe drejtuesve për të diskutuar situatën. Studentet kanë bërë të ditur se, nëse vendimi nuk ndryshon, do të dalin në media për të kundërshtuar zhvendosjen dhe për të bërë publike shqetësimet e tyre lidhur me kushtet e akomodimit.

