Lajme Zone
LIVE - ‘Rama jepe dorëheqjen’, protesta e 124-të, shqiptarët rezistencë kundër qeverisë
PolitikëSyri

LIVE - ‘Rama jepe dorëheqjen’, protesta e 124-të, shqiptarët rezistencë kundër qeverisë

Me lot në sy dhe e braktisur nga shteti, e moshuara Hatixhe Alhysa bën apel për ndihmë, pasi prej vitesh jeton në kushte të mjerueshme. Banesa e saj është pa çati dhe dritare, ku i ftohti dhe shiu futen brenda, duke u bërë e pabanueshme në dimër. E pashpresë nga shteti, ajo u drejtohet me apel shqiptarëve për të siguruar një banesë të sigurt.

Me lot në sy dhe e braktisur nga shteti, e moshuara Hatixhe Alhysa bën apel për ndihmë, pasi prej vitesh jeton në kushte të mjerueshme. Banesa e saj është pa çati dhe dritare, ku i ftohti dhe shiu futen brenda, duke u bërë e pabanueshme në dimër. E pashpresë nga shteti, ajo u drejtohet me apel shqiptarëve për të siguruar një banesë të sigurt. Syri TV Familja Alhysa në lagjen Skënderbej në Elbasan, prej vitesh në kushte të mjerueshme, mes varfërisë së skajshme dhe sfidave shëndetësore.Lexo edhe:Dallimet në komunikime të gjeneratës Z dhe kolegëve të tyre më të mëdhenj Ata jetojnë mes lagështirës, të ftohtit dhe pasigurisë për strehimin, pasi banesa është e amortizuar, me çatinë e çarë dhe dritare të thyera. Sa herë që bie shi, uji depërton brenda shtëpisë, duke e bërë thuajse të pamundur jetesën, ndërsa gjatë dimrit i ftohti depërton në çdo cep të saj. E vetmja e ardhur për pesë anëtarët e familjes është pensioni i Hatixhe Alhysa, i pamjaftueshëm për të përballuar nevojat më bazike. Përveç kushteve të rënda ekonomike, ajo përballet edhe me sëmundjen e djalit, i cili vuan nga një problem në zemër dhe ka nevojë për medikamente të vazhdueshme. Për t’i siguruar ilaçet, kryefamiljarja detyrohet të marrë borxh çdo muaj. Me lot në sy, ajo kërkon ndihmë për rikonstruksionin e banesës, në mënyrë që familja të ketë një strehë të sigurt. E moshuara u shprehet se shteti e ka braktisur, pasi edhe pse ka kërkuar ndihmë, nuk kanë marrë asnjë masë. 'Na thanë duhej tapia, ia çuam. Brenda javës do i nisim shtëpitë tha kryetari i bashkisë. Asnjë nuk ka ardhur deri sot, të keqen nëna' thotë Hatixhja. Hatixhe Alhysa thotë se prej 47 vitesh jeton në kushte të mjerueshme, ndërsa i vetmi shqetësim për të është që të sigurojë një banesë në kushte normale për fëmijët e saj.