Çmimet e produkteve bazë të shportës në tregun e fruta-perimeve në qytetin e Elbasanit vijojnë të mbeten të larta. Më shumë se kushdo, këtë fakt e ndiejnë dhe e shohin pensionistët, të cilët shprehen se kjo rritje e çmimeve është bërë e papërballueshme dhe ndikon drejtpërdrejt në jetesën e tyre. Ata thonë se me këto çmime, të vetmet që mund të blejnë janë perimet, ndërkohë që produktet e mishit dhe të bulmetit janë kthyer në luks për ta dhe rrallë i konsumojnë. Sipas tyre, rrugëzgjidhja e vetme për të shtyrë muajin është ndihma nga fëmijët jashtë vendit, pasi me pensionet dhe të ardhurat e tyre nuk mund ta shtyjnë muajin, dhe ka raste që dalin duarbosh nga tregu për shkak të çmimeve tejet të larta. Shumë prej qytetarëve i krahasojnë çmimet e produkteve me vendet fqinje dhe shprehen se çmimet janë në të njëjtin nivel, në një kohë kur diferenca e pagave dhe e pensioneve është e madhe.Lexo edhe:Horoskopi për ditën e sotme, 3 shtator 2026, njihuni me shenjat më me fat Vetëm pak ditë më parë, shteti grek mori masa për uljen e çmimeve për më shumë se 1.600 produkte bazë konsumi, me reduktime që variojë nga 5-7% deri në rreth 30% në disa raste, ndërkohë që në shtetin shqiptar ende nuk është marrë asnjë masë për uljen e çmimeve të produkteve bazë të shportës,duke rënduar drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve.
