SYRI TV Një investim prej 320 mijë eurosh për rrjetin e kanalizimeve në Rrushkull, duket se nuk ka përfunduar, ndërsa punimet për këtë projekt kanë shkatërruar infrastrukturën rrugore. Banorët denocojnë lënien në mes të punimeve, ndërsa thonë se dëmtimi i infrastrukturës ka krijuar vështirësi jetese për ta.Lexo edhe:Aktivistët: Ligji i ri për personat me aftësi të kufizuar do të mbetet një tjetër premtim në letër Banorët e Rrushkullit kanë denoncuar punimet e lëna në mes, për ndërtimin e kanalizimeve, dhe rehabilitimin e rrugëve. Tenderi prej 320 mijë eurosh, i prokuruar pak muaj më parë nga bashkia Durrës, është fituar nga kompania IDEAL Construction & Projection shpk, ndërsa mbikqyret nga HYDRO ENG Consulting shpk. Sipas të dhënave, punimet kanë nisur në datën 25 nëntor 2025, ndërsa afati i përfundimit të tyre ka qenë 10 muaj, pra ato do të duhet të ishin përfunduar këtë shtator. Banorët tregojnë se lënia në mes e punimeve për kanalizimet, ka shkatërruar infrastrukturën rrugore. Madje, disa prej tyre ngrenë pretendime edhe për diskriminim politik nga bashkia Durrës, pasi kjo zonë ka votuar historikisht djathtas.
Çdo pusete e hapur dhe çdo gropë në rrugë mbetet një rrezik që qytetarët e përballojnë çdo ditë. Ata që po përballen me më shumë vështirësi, janë fëmijët e kësaj zone, të cilët me nisjen e sezonit të ri shkollor, përballen me vështirësi për shkuarjen në shkollë

