Lajme Zone
LIVE/ Pamjet nga aksidenti te rrethrrotullimi i TEG-ut, rëndohet bilanci i viktimave, dy të vdekur dhe një i plagosur. Betonierja përplaset me ‘Audi-n’ dhe bie nga lartësia
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE/ Pamjet nga aksidenti te rrethrrotullimi i TEG-ut, rëndohet bilanci i viktimave, dy të vdekur dhe një i plagosur. Betonierja përplaset me ‘Audi-n’ dhe bie nga lartësia

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme te rrethrrotullimi i TEG-ut.

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme te rrethrrotullimi i TEG-ut. Siç bën me dije gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, një betoniere ka rënë nga lartësia pasi është përplasur me ‘Audin’.

Nga aksidenti i rëndë kanë humbur jetën të dy personat që ndodheshin në betoniere, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i ‘Audit’.

Drejtuesi i mjetit ‘Audi’, 28-vjeçari Roland Nuri ndodhet në spital dhe sipas informacioneve paraprake është në gjendje stabël.

Raportohet se viktimat që ndodheshin në betoniere janë shtetas të huaj, të cilët kishin ardhur në vendin tonë me një kontratë pune.

Policia sqaron se pas përplasjes betonierja ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit. Mbeti i plagosur pas aksidentit te rrethrrotullimi në TEG, humb jetën edhe personi i dytë që ndodhej në betoniere

Aktualitet Aksidenti fatal te rrethrrotullimi i TEG-ut, reagon policia: Një i vdekur dhe dy të plagosur, personat në betoniere ende të paidentifikuar

Aktualitet Aksidenti me një viktimë dhe dy të plagosur te rrethrrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja, si ndodhi përplasja e betonierës me Audi-n

Aktualitet Pamje të rënda/ Aksidenti i frikshëm te rrethrrotullimi i TEG-ut, betonierja përplaset me ‘Audi-n’ para se të bjerë nga lartësia

Aktualitet Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG, betonieria bie nga lartësia

Aktualitet Top Channel