Lajme Zone
LIVE/ Objekti i dyshimtë nuk ishte funksional, hiqet perimetri i sigurisë dhe normalizohet situata në Durrës
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE/ Objekti i dyshimtë nuk ishte funksional, hiqet perimetri i sigurisë dhe normalizohet situata në Durrës

Një objekt i dyshimtë në rrugë është kthyer në alarm për lëndë shpërthyese në Durrës.

Një objekt i dyshimtë në rrugë është kthyer në alarm për lëndë shpërthyese në Durrës. Në rrugën paralele me portin detar është konstatuar një telefon me një masë të lidhur me të, që ka ngjallur menjëherë dyshime për bombë dhe është njoftuar. Mësohet se ka qenë një qytetar që e ka parë në rrugë kur ka zbritur nga automjeti.

Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë, teksa para pak çastesh kanë mbërritur forcat xhenerie me pajisje të specializuara.

Ky zhvillim vjen pas alarmit të djeshëm, ku mbi 100 institucione në mbarë vendin morën email-e kërcënuese për bombë.

Përditësimet LIVE: Alarm për bombë në Durrës/ Hiqet perimetri i sigurisë, objekti i dyshimtë nuk ishte funksional

Aktualitet Alarmi në Durrës/ Masa e dyshuar si bombë nuk rezulton e lidhur me celularin, priten verifikimet

Aktualitet Alarmi për bombë në Durrës, reagon Policia: Janë njoftuar specialistët xhenierë për heqjen e objektit dhe verifikimin e tij

Aktualitet Top Channel