Presidenti amerikan Donald Trump, lideri suprem kinez Xi Jinping dhe kreu i shtetit rus Vladimir Putin kanë nisur takimin e tyre trepalësh në Shenzhen të Kinës, në kuadër të samitit të APEC-ut. Ky është takimi i parë zyrtar mes tre liderëve në këtë format, duke shënuar një zhvillim të rëndësishëm diplomatik mes tri fuqive të mëdha botërore. Takimi është paraprirë nga pritshmëri dhe skepticizëm në arenën ndërkombëtare.
Disa vende më të vogla kanë shprehur shqetësimin se interesat e tyre mund të lihen në hije nga marrëveshjet dhe diskutimet mes fuqive të mëdha. Ndërkohë, disa vëzhgues kanë vënë në pikëpyetje mundësinë e arritjes së rezultateve konkrete, duke e konsideruar takimin më shumë si një mundësi për një fotografi historike sesa si një hap drejt marrëveshjeve të rëndësishme diplomatike.
Një nga çështjet kryesore që pritet të trajtohet është kontrolli i armëve bërthamore. Trump ka deklaruar se takimi mes liderëve të tri fuqive më të mëdha bërthamore në botë përbën një mundësi për të diskutuar rregulla të reja për kufizimin e këtyre armëve.
Vëmendja është përqendruar te traktati New START, marrëveshja e fundit për kontrollin e armëve bërthamore mes SHBA-së dhe Rusisë, e cila skadoi në shkurt të vitit 2026.
Trump ka shprehur dëshirën për një marrëveshje të re që të përfshijë edhe Kinën. Megjithatë, Pekini ka sinjalizuar se nuk ka gjasa të pranojë kufizime mbi arsenalin e tij bërthamor, i cili është më i vogël se ai i Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
Një tjetër çështje që mbetet e paqartë është nëse në tryezën e diskutimeve do të përfshihet lufta në Ukrainë.
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë deklaruar se Trump nuk pritet ta diskutojë këtë çështje gjatë takimit trepalësh. Megjithatë, vetë presidenti amerikan ka lënë të kuptohet se mund ta ngrejë temën gjatë bisedimeve me homologët e tij.
Takimi i fundit mes Trump dhe Putinit u zhvillua në Alaskë në vitin 2025, por bisedimet e asaj kohe nuk arritën t’i japin fund luftës në Ukrainë.
Takimi në Shenzhen po ndiqet me interes të madh ndërkombëtar, pasi çdo zhvillim në marrëdhëniet mes Uashingtonit, Pekinit dhe Moskës mund të ketë pasoja të rëndësishme për sigurinë globale, ekuilibrat gjeopolitikë dhe të ardhmen e kontrollit të armëve bërthamore.
ZHVILLIMET MINUTË PAS MINUTE 12:54
Pas 90 minutash bisedime, tre liderët me deklaratë të përbashkët: Lufta bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të ndodhë kurrë
Bota 11:45
Trump dhe Putin largohen pas takimit historik me Xi, publikohen pamjet e presidentit amerikan duke hipur në Air Force One
Bota 11:13
Përfn takimi historik mes Trump, Xi dhe Putin, bisedimet trepalëshe zgjatën rreth 90 minuta
Bota 10:51
Takimi i tre liderëve/ Putin: Kemi interes të përbashkët për zgjidhjen e luftës në Ukrainë. Trump: Nuk do ta lejojmë Iranin të ketë armë bërthamore
Bota 10:08
Putin bën thirrje për bashkëpunim mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës: Kemi përgjegjësi për paqen ndërkombëtare
Bota 09:59
Takimi SHBA-Kinë-Rusi/ Trump: Paqja nuk arrihet duke refuzuar dialogun. Xi: Fuqitë e mëdha kanë përgjegjësi të veçanta
Bota 08:32
Detaje nga takimi Trump-Putin në Kinë, vetëm një kamerë u lejua në sallë
Bota 08:25
Video/ Trump kap për dore presidentin kinez për ta ndihmuar të ngjitet në shkallët lëvizëse, momenti kapet nga kamera
Bota 08:04
Samiti i APEK-ut/ Kryeministri australian i drejtohet Putinit: Ndalojeni luftën me Ukrainën tani
Bota 07:57
Trump me sy të mbyllur dhe kokë të ulur gjatë fjalimit të Xi, imazhi që shkaktoi sensacion në samitin e APEC-ut
Bota 07:51
“Shumë gjëra të mëdha do të ndodhin”, tha Trump pas takimit me Putinin/ Kremlini: Presidenti rus në gjendje të shkëlqyer pas takimit me homologun amerikan
Bota 07:43
Çfarë i kërkoi së pari Kinës presidenti amerikan? Trump për Xi: Kemi një marrëdhënie shumë të veçantë
Bota 07:31
Trump, Putin dhe Xi në një tryezë, a po lind një Jaltë e re? Evropa rrezikon të mbetet jashtë vendimeve globale
Bota Top Channel

