Lajme Zone
LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha, dhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu, konferencë me gazetarët
PolitikëSyri

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha, dhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu, konferencë me gazetarët

Komuniteti i Mesulit, Kimzës dhe Kalivares kërkon shfuqizimin e lejeve për këtë koncesion.

Komuniteti i Mesulit, Kimzës dhe Kalivares kërkon shfuqizimin e lejeve për këtë koncesion. Banorët e fshatrave Mesul, Kimez dhe Kalivare në Pukë kërkojnë shfuqizimin e lejeve për ndërtimin e katër HEC-eve në zonën e tyre. Ata zhvilluan një protestë para Gjykatës Administrative, ku kanë depozituar edhe një padi kundër këtij koncesioni. Banorët pretendojnë se për projektet nuk është zhvilluar dëgjesë publike me komunitetin, ndërsa paralajmërojnë përballje të fortë nëse kompania tenton të nisë punimet në terren.Lexo edhe:Parashikimi i horoskopit 6 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot Avokati i banorëve, Arbër Raja, thotë se gjatë shqyrtimit të dokumentacionit janë konstatuar një sërë problematikash, duke nisur nga leja mjedisore, për të cilën pretendon se është dhënë pa u zhvilluar një dëgjesë publike me komunitetin. Raja thekson se kundërshtimi i banorëve është shprehur edhe përmes një peticioni, të firmosur nga 330 persona. Lejet për ndërtimin e HEC-eve në Pukë janë dhënë që prej vitit 2023, ndërsa kanë hyrë në fuqi në dhjetor të vitit 2025, pas plotësimit të dokumentacionit nga kompania BE-IS SHPK. Deri tani, punimet në terren nuk kanë nisur, ndërsa, përveç padisë në Gjykatën Administrative, komuniteti ka bërë edhe kallëzim penal në prokurori, për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.