Lajme Zone
LIVE/ Kosova miraton Projektligjin për Dhomat e Specializuara, 101 deputetë të pranishëm. Tensionohet protesta në hyrjen e Parlamentit
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE/ Kosova miraton Projektligjin për Dhomat e Specializuara, 101 deputetë të pranishëm. Tensionohet protesta në hyrjen e Parlamentit

Kuvendi i Kosovës u mblodh sot në seancë të jashtëzakonshme plenare, e cila nis në orën 9:00, me 22 pika në rendin e ditës. Në fokus të diskutimeve ishte ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Kuvendi i Kosovës u mblodh sot në seancë të jashtëzakonshme plenare, e cila nis në orën 9:00, me 22 pika në rendin e ditës. Në fokus të diskutimeve ishte ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Përpara Kuvendit pritet të zhvillohet edhe një protestë e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës, e cila kërkon miratimin e projektligjit për ndryshimin e këtij ligji. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Leonita Bajrami, protestuesit kanë qëndruar gjatë natës përballë ndërtesës së Kuvendit.

Projektligji për Dhomat e Specializuara do të trajtohet fillimisht në orën 08:00 nga Komisioni parlamentar për Legjislacion, ndërsa një orë më vonë pritet të shqyrtohet në seancën plenare.

Kjo çështje ka qenë në qendër edhe të takimit të zhvilluar të shtunën mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza. Pas takimit, Hamza deklaroi se diskutimet kishin përfunduar dhe kërkoi që ligji të miratohej fillimisht në dy lexime. Sipas tij, më pas do të mund të diskutohej çështja e presidentit, duke bërë të ditur se PDK-ja ishte e gatshme të jepte mbështetjen e saj.

Ndërkohë, dy ditët e ardhshme janë vendimtare edhe për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës. Deputetët kanë kohë sot dhe nesër, më 6 tetor, për të zgjedhur kreun e ri të shtetit. Nëse procesi dështon, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kështu, seanca e sotme pritet të zhvillohet nën tensionin e dy çështjeve kryesore: miratimit të ndryshimeve për Dhomat e Specializuara dhe zhbllokimit të procesit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Zhvillimet minutë pas minute: Tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike gjatë fjalimeve të deputetëve

Kosova dhe Rajoni Nis seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, 101 deputetë të pranishëm. Votohet për Specialen

Kosova dhe Rajoni “Deputetët nuk dalin pa miratuar ligjin e Speciales”, protestuesit bllokojnë hyrjet e Kuvendit të Kosovës

Kosova dhe Rajoni Komisioni i Legjislacionit miraton projektligjin për Dhomat e Specializuara, tani kalon në seancë plenare

Kosova dhe Rajoni Gjykata Speciale në qendër të debatit në Kosovë, nis shqyrtimi i projektligjit në Kuvend. Grumbullohen protestuesit

Kosova dhe Rajoni Top Channel