Lajme Zone
Live Francë-Spanjë/ Në Dallas premtohet spektakël, nis gjysmëfinalja e parë e Botërorit 2026
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Live Francë-Spanjë/ Në Dallas premtohet spektakël, nis gjysmëfinalja e parë e Botërorit 2026

Franca dhe Spanja luajnë në Dallas për një vend në finalen e madhe të Botërorit.

Franca dhe Spanja luajnë në Dallas për një vend në finalen e madhe të Botërorit. “Gjelat” duan finalen e tretë radhazi, ndërsa “La Roja” do të përsërisë të njëjtin sukses si në Euro 2024.

Didier Deschamps i ka besuar 11-shes së tij më të mirë, me sulmin që përbëhet nga Olise, Dembele, Barcola dhe kapiteni Mbappe.

Nga ana tjetër, De La Fuente do të duhet t’ia dalë pa Pedrin në mesfushë, me vendin e tij që e zë Fabian Ruiz.

Fituesi i kësaj sfide do të përballet në finalen e Nju Jorkut përballë fituesit të sfidës Angli-Argjentinë.

REZULTATI LIVE:

Francë 0-0 Spanjë

NGJARJET KRYESORE:

1′ Nis dueli në Dallas!

FORMACIONET ZYRTARE: Top Channel