Një segment prej 3 km, që lidh fshatrat Kreshpan dhe Vjosë në bashkinë Fier, është krejtësisht i amortizuar. Banorët tregojnë se dëmtimi i rrugës i privon ata nga dalja në tregje me prodhimet bujqësore apo zhvillimi normal i jetesës. Për afro 100 familje të lagjeve Malaj dhe Alliaj, kjo është rruga e përditshme për në shkollë, për në punë, por edhe për transportin e prodhimeve bujqësore.Lexo edhe:3 shenjat e horoskopit që tërheqin pasuri dhe sukses gjatë gjithë tetorit Banorët tregojnë se një ose dy herë në vit detyrohen të mbledhin para nga xhepat e tyre për të hedhur material dhe për të mbushur gropat, vetëm që të mund të kalojnë automjetet. Por problemi nuk lidhet vetëm me lëvizjen e banorëve. Këtu jetojnë familje që merren me bujqësi dhe prodhimet e tyre duhet të transportohen drejt Cakranit, Kreshpanit apo Fierit. Ata kërkojnë që institucionet të mos mjaftohen më me ndërhyrje të përkohshme, por të realizojnë një investim të plotë për rreth 3 kilometrat e rrugës Vjosë–Kreshpan.

