Manchester City është shpallur fajtor për 114 nga 115 akuzat e ngritura nga Premier League për shkelje të rregullave financiare. Vendimi i shumëpritur vjen pas një procesi që ka zgjatur më shumë se tre vite dhe konsiderohet një nga çështjet më të rëndësishme në historinë e futbollit anglez. Sipas raportimeve të fundit, komisioni i pavarur që shqyrtoi çështjen ka gjetur Manchester City-n fajtor për pothuajse të gjitha akuzat, ndërsa vetëm një prej 115 pikave nuk është vërtetuar. Lajmi është raportuar fillimisht nga David Ornstein i The Athletic dhe është konfirmuar nga disa media britanike përfshirë BBC. LEXO edhe...4 kampionatet elitarë të Evropës bëhen bashkë: Gianni Infatino shfrytëzues, duhet reformë në FIFA Akuzat lidhen me një periudhë nëntëvjeçare, nga 2009 deri në 2018, dhe përfshijnë pretendime për mosdhënie të informacionit të saktë financiar, raportimin e pagave të lojtarëve dhe trajnerëve, shkelje të rregullave të qëndrueshmërisë financiare dhe mosbashkëpunim me hetimin e Premier League. Çfarë dënimi rrezikon Manchester City? Ende nuk është vendosur asnjë sanksion. Masat e mundshme mund të variojnë nga gjoba e qortimi deri te zbritja e pikëve, ndërsa në skenari më i keq përflitet përjashtimi nga Premier League. Çdo masë konkrete do të përcaktohet në fazën e sanksioneve dhe mund të jetë objekt apelimi. Premier League ende nuk ka dhënë një sqarim për të rejat e fundit, ndërsa klubi i Manchester City-t ka mbajtur qëndrim: “Procesi i Premier Ligës mbetet në vazhdim, me elementë të rëndësishëm që duhen përfunduar dhe që i nënshtrohen konfidencialitetit të rreptë. Si i tillë, qëndrimi i Manchester City FC mbetet në përputhje me deklaratën e Klubit të shkurtit 2023. Klubi ka respektuar me zell procesin e rregullt ligjor për tetë vjet, mbi bazën që Bordi dhe Ekzekutivi i Premier Ligës do të sillen si një rregullator i pavarur, i paanshëm dhe i drejtë, i lirë dhe i pandikuar,”-thotë Manchester City në një deklaratë. Çfarë fitoi Manchester City për periudhën që është akuzuar? Manchester City fitoi tetë trofe në periudhën e mbuluar nga çështja (2009-2018), duke përfshirë tre tituj të Premier League, tre Kupa të Ligës, një Community Shield dhe një Kupë FA. Kupa FA 2010-11 ishte trofeu i parë i madh i Cityt në 35 vjet, ndërsa titulli i Premier League 2011-12 ishte i pari nga tetë që kanë fituar. Një akuzë me të cilën u përball City ishte se ata bënë pagesa sekrete 'jo të regjistruara' për ish-trajnerin Roberto Mancini nëpërmjet tarifave të konsulencës nga një klub në Abu Dhabi. City dhe Mancini e mohojnë këtë. Guardiola? Vendimi për të shpallur fajtor Manchester City-n u mor vetëm pak javë pas ikjes së Pep Guardiolës. Trajneri që bëri historinë me klubin anglez është pyetur më herët për këtë çështje dhe ka deklaruar ‘se klubi i ka dhënë garanci që ka vepruar conform ligjit’. Shumë besojnë se ky vendim bën pis edhe emrin e trajnerit spanjoll. Ne.k./ReportTv.al Manchester City premier league dënimi Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.4% Jo 42.1% Disi 11.5% Vota total: 3884 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?

