Lajme Zone
Virusi i falsifikimeve ‘sulmon’ Zvicrën, pas Xhakës, edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim
SportTop Channel

Virusi i falsifikimeve ‘sulmon’ Zvicrën, pas Xhakës, edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim

Skandali i certifikatave të rreme të vaksinimit trondit sërish Kombëtaren e Zvicrës, teksa pas Granit Xhakës, një tjetër emër i madh është përfshirë në të njëjtën vorbull telashe.

Skandali i certifikatave të rreme të vaksinimit trondit sërish Kombëtaren e Zvicrës, teksa pas Granit Xhakës, një tjetër emër i madh është përfshirë në të njëjtën vorbull telashe. Bëhet fjalë për sulmuesin e njohur Breel Embolo, i cili është vënë në qendër të vëmendjes dhe është larguar/pezulluar nga grumbullimi i Zvicrës.

Embolo pritet të humbasë ndeshjet e radhës të ekipit kombëtar në Ligën e Kombeve, pasi mësohet se sulmuesi është penalizuar dhe gjobitur tashmë nga gjykatat zvicerane për përdorim të dokumenteve false (falsifikim të certifikatës së Covidit). Ky zhvillim vjen menjëherë pas bujës që bëri pranimi i fajit dhe largimi i kapitenit Granit Xhaka për të njëjtën arsye, duke shkaktuar një goditje të rëndë sportive dhe imazhi për Federatën Zvicerane të Futbollit. Top Channel