Egnatia zbret në fushë për ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të Ligës së Europës, ku do të përballet me irlandezët e Shamrock Rovers. Kampionët e Shqipërisë kanë një mision të vështirë përpara, pasi ndeshjen e parë në transfertë e humbën me rezultatin 3-1. Për të vijuar aventurën në Ligën e Europës, skuadra rrogozhinase duhet të përmbysë disavantazhin në shtëpi.
Një kualifikim do t’i siguronte Egnatias vijimin e rrugëtimit në Europë dhe njëkohësisht një përfitim të rëndësishëm financiar nga pjesëmarrja në fazën e mëtejshme të kompeticionit.
Trajneri Nevil Dede ka menduar edhe për ndryshime në formacion për këtë përballje. Në formacionin titullar rikthehet Albano Aleksi, i cili do të pozicionohet në repartin e prapavijës dhe do të mbajë sërish shiritin e kapitenit.
Egnatia kërkon një tjetër mbrëmje të madhe europiane, por përballë ka një kundërshtar që vjen me avantazhin e dy golave nga sfida e parë.
REZULTATI LIVE:
EGNATIA 2-0 SHAMROCK ROVERS (3-3)
Adjessa 4′, Albanese 11′
FORMACIONET ZYRTARE: Top Channel

