Lajme Zone
Live Dinamo-Auda/ Nis dueli në Elbasan, “Nëndetësja” kërkon përmbysjen dhe kualifikimin në play-off
SportTop Channel

Live Dinamo-Auda/ Nis dueli në Elbasan, “Nëndetësja” kërkon përmbysjen dhe kualifikimin në play-off

Dinamo zbret në fushë për ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të Conference League, ku përballë do të ketë skuadrën letoneze Auda.

Dinamo zbret në fushë për ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të Conference League, ku përballë do të ketë skuadrën letoneze Auda. Kryeqytetasit vijnë në këtë takim pas humbjes minimale 1-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në transfertë.

“Nëndetësja” do të kërkojë të përmbysë rezultatin dhe të sigurojë kalimin në fazën play-off, duke synuar pjesëmarrjen në këtë fazë të kompeticionit për të dytin sezon radhazi.

Për këtë sfidë, trajneri Ilir Daja ka bërë edhe ndryshime në formacion. Lorran pritet të marrë vendin e Përndrecës, i cili mungon për shkak të pezullimit pas kartonit të kuq të marrë në përballjen e parë.

Dinamos i duhet një fitore për të përmbysur disavantazhin e ndeshjes së parë dhe për të vijuar rrugëtimin europian.

REZULTATI LIVE:

DINAMO 0-0 AUDA (0-1)

FORMACIONET ZYRTARE: Top Channel