Lajme Zone
LIVE/ Dita e tretë e protestës studentore! Bojkotohen gjimnazet e fakultetet në vend, anulohet seanca plenare në Parlament. Reagon edhe Rama
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE/ Dita e tretë e protestës studentore! Bojkotohen gjimnazet e fakultetet në vend, anulohet seanca plenare në Parlament. Reagon edhe Rama

Protesta studentore hyn këtë të enjte në ditën e tretë, me bojkotimin e mësimit në gjimnaze dhe fakultete në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.

Protesta studentore hyn këtë të enjte në ditën e tretë, me bojkotimin e mësimit në gjimnaze dhe fakultete në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit. Që në orët e para të ditës, nxënës dhe studentë i janë përgjigjur thirrjeve për protestë, ndërsa në kryeqytet ka nisur grumbullimi para Parlamentit.

Protesta vjen pas tensioneve të së mërkurës në Tiranë, ku u shënuan përplasje, zjarre dhe dëme materiale në rrugë, institucione e biznese.

Përveç Tiranës, bojkotimi i mësimit raportohet edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë. Gjimnazistë dhe studentë janë përfshirë në lëvizjen e protestës, në përgjigje të thirrjeve të shpërndara në rrjetet sociale.

Ndërkohë, deputetët kanë anuluar seancën plenare të parashikuar për këtë të enjte. Zhvillimi vjen në një ditë kur vëmendja politike dhe publike është përqendruar te protesta studentore dhe situata e krijuar në vend.

Gjithashtu, Kryeministri Rama ka reaguar pas protestës të së mërkurës, ku akuzoi opozitën se po përpiqet ta pengojë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Europës, duke theksuar se vendi nuk do të kthehet pas. Kaos, flakë dhe përplasje në protestën e Tiranës, mbi 80 persona shoqërohen nga Policia

Aktualitet Protesta e një dite më parë, Ministria e Shëndetësisë: Kanë marrë kujdes 89 persona, 61 janë efektivë, 18 protestues

Aktualitet Protesta e mbajtur në Tiranë, Grupi Parlamentar i PD: Deputetët e opozitës janë krah studentëve

Politikë Protesta e studentëve në kryeqytet, reagon Delegacioni Europian në Tiranë: Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës

Aktualitet Jo vetëm në Tiranë, nis bojkotimi i mësimit edhe në qytetet e tjera të vendit

Aktualitet Protesta e studentëve në Elbasan, policia nis shoqërimet

Aktualitet Protesta në Elbasan, gjimnazistët dalin në rrugë, raportohen akte shkatërrimi

Aktualitet Protesta e dhunshme në Tiranë, anulohet seanca plenare e ditës së sotme, deputetët e PS lënë ambientet e Kuvendit

Politikë “Këto s’janë duart e studentëve, por të opozitës që e do Shqipërinë në humnerë”/ Rama flet nga zyra e djegur e Kolegjit të Europës: Përgjegjësit e kësaj katrahure do të paguajnë

Aktualitet Top Channel