Lajme Zone
LIVE/ Dita e pestë e protestës së dhunshme! Tirana mes flakëve dhe përplasjeve, digjet Gjykata e Lartë dhe disa institucione, plaçkiten biznese, RENEA rrethon Kryeministrinë, dhjetëra të plagosur
PolitikëTop Channel

LIVE/ Dita e pestë e protestës së dhunshme! Tirana mes flakëve dhe përplasjeve, digjet Gjykata e Lartë dhe disa institucione, plaçkiten biznese, RENEA rrethon Kryeministrinë, dhjetëra të plagosur

Dita e pestë e protestave në Tiranë është shoqëruar me përplasje të forta mes protestuesve dhe Policisë, ndërsa janë raportuar të lënduar si mes protestuesve, ashtu edhe efektivëve.

Dita e pestë e protestave në Tiranë është shoqëruar me përplasje të forta mes protestuesve dhe Policisë, ndërsa janë raportuar të lënduar si mes protestuesve, ashtu edhe efektivëve. Një protestues humbi ndjenjat dhe u transportua me autoambulancë drejt spitalit, ndërsa dy efektivë policie u prekën nga flakët e lëndës djegëse të një molotovi dhe disa të tjerë u lënduan nga gurët. Në pasdite situata u përshkallëzua, ndërsa forcat e Policisë lëvizën me furgonë në drejtim të protestuesve. Gjatë këtyre momenteve, një person mbeti i shtrirë në tokë në gjendje të rëndë shëndetësore. Më pas ai u transportua me autoambulancë drejt spitalit.

Përplasjet më të ashpra u zhvilluan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë, ku protestuesit e maskuar hodhën në drejtim të efektivëve fishekzjarrë, molotovë dhe gurë.

Policia ndërhyri me ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve, ndërsa në disa raste u përdorën edhe fishekë gome.

Edhe mes protestuesve pati persona të lënduar.

Protestuesit i vunë flakën një makine pranë Kryeministrisë dhe më pas murit rrethues të godinës së Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Rreth orës 18:40, kati i parë i ish-Hotel “Dajtit” u përfshi nga flakët, pasi protestuesit hodhën molotov në drejtim të godinës.

Rreth 20 minuta më vonë, në orën 19:00, tensionet u zhvendosën te Gjykata e Lartë, ku protestuesit i vunë flakën katit të parë të godinës, ku më pas mori flakë dhe një automjet i parkuar aty pranë.

Më herët, tensione pati edhe pranë Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit hodhën gurë, molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të Policisë, ndërsa efektivët ndërhynë me ujë dhe gaz lotsjellës.

Protesta e kësaj të shtune shënon ditën e pestë të tubimeve që kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera të vendit.

Përditësimi orë pas ore i të gjitha zhvillimeve të ditës së sotme, 17 tetor 2026, përgatitur nga gazetarët e redaksisë së Top Channel Web, raportuar nga gazetarët e Top Channel në terren, Anila Hoxha, Elda Menga, Kristi Gongo dhe Dorjana Bezat, dhe korrespondentët tanë në rrethe, po ashtu edhe nga gazetaret e Top News në terren, Kleida Muka, Geriola Hate dhe Sagita Kumria: 20:02

Protestuesit hedhin molotovë drejt godinës së selisë së PS-së, policia u kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës

Aktualitet 19:59

Protestuesit grumbullohen sërish, i vënë flakën një peme pranë Bankës së Shqipërisë

Aktualitet 19:34

Shehaj përplaset me kryepolicin Hita në bulevard, Kapri mbetet i lënduar. Kreu i partisë Mundësia: Kanë nxjerrë RENEA-n të armatosur në protestë

Politikë 19:26

53-vjeçari mbeti pa ndjenja në bulevard, QSUT jep informacion mbi gjendjen shëndetësore të tij

Aktualitet 18:55

Protesta del jashtë kontrollit, forcat RENEA zbarkojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Aktualitet 18:53

FOTO/ Policia vijon të përdorë plumba gome drejt protestuesve, ja si duket gëzhoja e gjendur në bulevard

Aktualitet 18:42

Protestuesit hedhin molotov, përfshihet nga flakët kati i parë i ish-hotel “Dajtit”

Aktualitet 18:38

Lajm i mirë nga spitali, protestuesi që ra pa ndjenja në bulevard arrin të përmendet. Komunikon me mjekët: Familjen nuk e kam këtu

Aktualitet 18:27

Kaos nga protesta në Tiranë, protestuesit përdorin lazer që të shpërqendrojnë kamerat e autoboteve të ujit

Aktualitet 18:16

Bulevardi kthehet në fushëbetejë, dy policë përfshihet në flakë pas hedhjes së molotovit. Disa të tjerë mbeten të lënduar prej gurëve

Aktualitet 18:00

Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë

Aktualitet 17:47

Protesta del jashtë kontrollit, policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Një person mbetet i shtrirë në gjendje të rëndë shëndetësore

Aktualitet 17:46

FOTO/ Ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të tyre, protestuesit përdorin mënyra rrethanore për t’u mbrojtur

Aktualitet 17:24

Tensione në protestë/ Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

Aktualitet 17:21

Vërshim gurësh drejt autoboteve dhe policisë, përgjigja vjen gaz lotsjellës dhe ujë. Lëndohet një vajzë dhe një efektiv i FNSH

Aktualitet 17:11

Protesta e dhunshme në ditën e pestë/ 9 protestues, 5 policë dhe 1 kalimtar të lënduar

Aktualitet 16:49

Skenë lufte para Kryeministrisë, shpërthim brenda makinës që digjet dhe “mitraloz” fishekzjarrësh drejt policisë

Aktualitet 16:43

“Korrupsioni, sëmundje kronike e Shqipërisë”, Gabriel Partos: Ja çfarë po ushqen protestat që mund të rrezikojnë integrimin në BE

Politikë 16:38

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

Aktualitet 16:28

Protesta e dhunshme në Tiranë, 207 persona të lënduar. Mes të plagosurve edhe 17 kalimtarë

Aktualitet 16:24

“Rusia synon dobësimin e BE-së dhe NATO-s”, Partos: Mund të tentojë ndërhyrje në Shqipëri, për protestat mos fajësoni forcat e huaja

Politikë 16:21

Plumbat e gomës në protestë, Skënder Hita sqaron përdorimin e tyre: Janë të lejuara, por…

Aktualitet 16:04

Vijon e tensionuar situata pranë Kryeministrisë, policia mhet t’i zmbrapsë me presion uji, i hedh në mes të turmës edhe spraj blu

Aktualitet 15:53

Ekskluzive/ Analisti Gabriel Partos analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Aktualitet 15:48

U arrestuan ditën e djeshme gjatë protestës, Gjykata e Durrësit lë të lirë dy të miturit, u vihet masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”

Aktualitet 15:34

Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës

Aktualitet 15:32

Protesta në Tiranë/ Ambulanca merr një tjetër të lënduar, vijojnë tensionet pranë Kryeministrisë

Aktualitet 15:26

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin molotovë, policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë

Aktualitet 15:03

Protestuesit e rinj mbrohen me mjete rrethanore nga granata e gazit lotsjellës, marrin tasa me vete: E mësuam në mënyrë rrethanore

Aktualitet 14:40

Foto+Video/ Të pajisur me armët e posaçme, momenti kur polici qëllon drejt protestuesve me plumb gome

Aktualitet 14:40

Tensionet te Ministria e Arsimit, ambulanca merr një protestues pas përplasjeve

Aktualitet 14:02

Video/ Protesta në Ministrinë e Arsimit, momenti kur polici mbush armën me plumba gome dhe qëllon

Aktualitet 14:16

“Policia ka përdorur plumba plastikë, të rinjtë kanë provat, do t’ia japin ndërkombëtarëve “/ Shemsi Prençi nga protesta: Duhen kimistë për të verifikuar gazin lotsjellës

Aktualitet 13:51

Doli së bashku me vajzën 1-vjeçare në protestë, i riu flet për “Shqipëria Live”: Doja të ndikoja dhe te të tjerët, kanë baltosur emrin tim si patronazhist

Aktualitet 13:48

Tensionet në protestë, policia qëllon protestuesit me plumba gome

Aktualitet 13:44

Protestuesit hedhin molotovë drejt policisë, kundërpërgjigjen dy autobotë me ujë

Aktualitet 13:37

Tubimi përpara Ministrisë së Arsimit, vijojnë tensionet, lëndohet një protestuese

Aktualitet 13:22

Situatë e rrezikshme në Elbasan, protestuesit e mitur ngjiten në muret e kalasë së qytetit

Aktualitet 13:20

Protestuesit në Durrës janë vënë sërish në lëvizje, hedhin kapsolla në qendër të qytetit

Aktualitet 13:19

Përshkallëzohen tensionet te Ministria e Arsimit/ Protestuesit hedhin molotovë, policia reagon me autobotin e ujit

Aktualitet 13:11

Tensionet te Ministria e Arsimit/ Lëndohet një polic, transportohet në spital me ambulancë

Aktualitet 13:10

Si është sot gjendja e 21-vjeçarit që u përplas në tokë dhe u dhunua nga policia? Muhamet Skana nuk arrin të memorizojë, Eva Pango…

Aktualitet 12:52

Përshkallëzohet situata te Ministria e Arsimit/ Protestuesit hedhin gurë drejt policisë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

Aktualitet 12:38

“Jam absolutisht kundër prekjes së pronave”, Berisha për protestën: Të bashkohemi me ta sepse po shohim çdo ditë skenat më horror

Politikë 12:25

Tensionet te Ministria e Arsimit, protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave, ndërhyjnë zjarrfikësit

Aktualitet 12:19

Protesta në Elbasan/ Dita e tretë me më pak pjesëmarrës, dëmtohen kosha mbeturinash, shoqërohet një person

Aktualitet 11:59

“Unë nuk jam kriminel, as këta që janë dhunuar”/ 16-vjeçari heq maskën në protestë: Rrezikoj jetën për t’u rrahur nga policët, shokët janë mbajtur më shumë seç duhet në rajon

Aktualitet 11:55

Tensione në Durrës, protestuesit thyejnë me forcë xhamat e postës shqiptare, ndërhyn policia

Aktualitet 11:48

Protesta në Elbasan/ Të rinjtë marshojnë në bulevard, u bëjnë apel qytetarëve t’u bashkohen

Aktualitet 11:43

Protesta në Korçë, një grup i vogël qytetarësh marshon në Pedonale dhe ndalet para Bashkisë, bashkohet dhe një mësues gjimnazi

Aktualitet 11:39

Efektivi e përplasi me forcë në tokë dhe më pas e dhunoi, reagon motra e të riut protestues: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore

Aktualitet 11:33

Tensionet në Durrës/ Policia nis shoqërimet, protestuesit fillojnë të shpërndahen

Aktualitet 11:10

U arrestuan në protestë, vijon seanca për masat ndaj 63 protestuesve/ Deri më tani 5 prej tyre lihen në burg, 3 të tjerë detyrim paraqitjeje

Aktualitet 11:15

Përplasja e një dite më parë mes policisë dhe protestuesit, qytetari i drejtohet forcave të trendit: Ku është komandanti? Ajo që pamë dje, s’duhet të ndodhte

Aktualitet 11:08

Sot protesta e pestë/ Nisin grumbullimet para Bashkisë së Durrësit, protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës

Aktualitet 10:57

Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës, bëhen gati edhe autobotet

Aktualitet 10:46

Video/ Kryeministria ndan pamjet, momenti kur protestuesit thyejnë hyrjen e biznesit dhe nisin plaçkitjen

Aktualitet 10:30

Protesta në Tiranë/ Policia arreston 10 persona, 22 të tjerë procedohen penalisht

Aktualitet 09:44

Protestat në vend, Ministria e Shëndetësisë jep përditësimet për të plagosurit: 21 persona në Tiranë, të lënduar edhe në Vlorë e Lezhë

Aktualitet 11:28

“10 grupe të Tatimeve në terren”/ Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

Aktualitet Top Channel