Protesta e 19-të ka nisur e ndarë në dy fronte, studentët përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa protesta e thirrur nga PD para kryeminsitrisë. Studentët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, ndërsa protestuesit demokratë, me deputetët e opozitës në krye, kanë marshuar drejt Kryeministrisë, ku kanë qëndruar rreth 30 minuta.
Në krye të marshimit të PD-së kanë qenë deputetët demokratë Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati dhe të tjerë, të ndjekur nga mbështetësit e Partisë Demokratike.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, të premten ftoi anëtarët, mbështetësit e partisë dhe qytetarët nga mbarë vendi që t’i bashkoheshin protestës kombëtare të së shtunës, në orën 12:00, në mbështetje të protestës studentore. Vetë Berisha nuk ka marrë pjesë në marshim.
Pasi qëndruan rreth 30 minuta përpara Kryeministrisë, protestuesit demokratë, me deputetët e opozitës në krye, u nisën drejt Ministrisë së Arsimit, ku ndodheshin studentët.
Sapo protestuesit e udhëhequr nga deputetët e opozitës mbërritën në hyrje të Rrugës së Durrësit, u pritën me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”. Ka pasur edhe një përplasje verbale me një protestues, i cili ka kërkuar që deputetët e opozitës të largoheshin.
Ndërkohë, nga grupimi i protestuesve demokratë janë dëgjuar thirrjet “Poshtë komunizmi”. Pas tensioneve të para mes dy grupimeve, studentët dhe protestuesit e PD-së kanë vijuar të qëndrojnë në zonën e Rrugës së Durrësit.
Situata më pas është tensionuar para Ministrisë së Arsimit. Prej rreth një ore, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje protestuesve që të ndalojnë hedhjen e gurëve dhe sendeve të forta drejt efektivëve.
Sipas thirrjeve të policisë, grupi që po hedh sende të forta është i maskuar dhe personat janë identifikuar. Ata janë paralajmëruar se do të përballen me ligjin, ndërsa protestuesve të tjerë u është kërkuar të distancohen prej tyre.
Pavarësisht paralajmërimeve, një pjesë e protestuesve kanë vijuar të heqin pllaka guri nga trotuaret dhe t’i hedhin drejt forcave të policisë. Në komunikimin e fundit, policia deklaroi se ky ishte paralajmërimi i fundit dhe bëri sërish thirrje që të mos qëllohet ndaj efektivëve.
Para Ministrisë së Arsimit është krijuar edhe një re tymi. Fillimisht u raportua për tym nga flakadanët, ndërsa më pas u sqarua se bëhej fjalë për tymin e zjarrit të fikur në kazanët e mbeturinave, i cili ka mbështjellë zonën pranë ministrisë. Protestuesit vijojnë ndërkohë me thirrjet “Ju erdhi fundi”.
Policia ka kujtuar gjithashtu hyrjen në fuqi të aktit normativ të qeverisë për protestat, që sipas njoftimit të saj ndalon mbajtjen e maskave dhe goditjen ndaj forcave të policisë.
Deri më tani, policia është treguar e rezervuar dhe nuk ka pasur ndërhyrje fizike nga efektivët. Në një moment është përdorur autoboti dhe hedhja e ujit si masë parandaluese.
Rreth orës 15;20 protestuesit filluan të hidhnin “breshëri” molotovësh drejt forcave të policisë, e cial është përgjigjur me ujë .
Pas disa orësh tensione dhe përplasjesh me policinë, protestuesit janë larguar nga ambientet pranë Ministrisë së Arsimit dhe kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë, ku kanë qëndruar të qetë për pak kohë.
Situata para Kryeministrisë ka nisur të tensionohet rreth orws 17;00, pasi disa protestues kanë hedhur bomba molotovë në drejtim të efektivëve të policisë.
Pas incidenteve, policia ka nisur ndërhyrjen me autobotët me ujë, ndërsa përmes megafonëve u ka bërë thirrje protestuesve të ndalojnë veprimet e dhunshme dhe të largohen nga perimetri i godinës.
Situata para Kryeministrisë ka nisur të tensionohet rreth orws 17;00, pasi disa protestues kanë hedhur bomba molotovë në drejtim të efektivëve të policisë.
Pas incidenteve, policia ka nisur ndërhyrjen me autobotët me ujë, ndërsa përmes megafonëve u ka bërë thirrje protestuesve të ndalojnë veprimet e dhunshme dhe të largohen nga perimetri i godinës. 15:36
Protestuesit largohen nga Ministria e Arsimit, nisin marshimin drejt Kryeministrisë
Aktualitet 15:29
Thirrjet Rama në burg, Berisha në burg, Gjekmarkaj për Top Channel: Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së
Politikë Protestuesit hedhin bomba molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë 15:08
Përplasja me studentët, deputetët e PD-së tërhiqen dhe u hapet rruga protestuesve
Aktualitet 15:02
Tensionet pranë Ministrisë së Arsimit/ Protestuesit shkulin pllakat e trotuarit, i hedhin në drejtim të policisë
Aktualitet 14:53
Protesta në Rrugën e Durrësit, protestuesit sulmojnë me llastiqe duke përdorur zara xhami, vida dhe gurë
Aktualitet 14:42
Përshkallëzohet situata në Rrugën e Durrësit/ Protestuesit gjuajnë me llastiqe, policia bën paralajmërimin e fundit: Do veprojmë nëse…
Aktualitet 14:33
“Duhet të jemi në shesh së bashku me anëtarësinë dhe deputetët”/ Përplasja me studentët, simpatizantja e PD-së thirrje: Hapni rrugën
Aktualitet Përshkallëzohet situata në Rrugën e Durrësit/ Protestuesit gjuajnë me llastiqe, policia thirrje: Protestoni paqësisht, përndryshe do veprojmë 14:15
“PD-në nuk e shkul askush nga sheshi, të jeni të sigurt”/ Noka pas përplasjeve në protestës: Ata qorristët do e marrin përgjigjen një për një
Politikë 13:42
Deputetët e PD-së afrohen pranë Ministrisë, studenti kërkon që të largohen: Rama në burg, Berisha në burg
Aktualitet 13:40
Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Dy protestues të vegjël të maskuar ulen këmbëkryq para efektivëve, një tjetër valëvit flamurin shqiptar pas tyre
Aktualitet 13:22
“Ne kemi qenë çdo ditë në krah të studentëve”/ Noka: Protesta e Flamingove u asgjësua nga Rama, koha e tregoi se disa u blenë si derrat
Politikë Protesta e thirrur nga PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, në krye deputetët demokratë 12:15
1500 forca policie për protestën e sotme/ Situatë e qetë para Ministrisë së Arsimit, masa edhe te Kryeministria
Aktualitet 11:56
Jo vetëm Shkodra, edhe demokratët e qarkut të Beratit nisen drejt protestës së thirrur sot nga PD në kryeqytet
Politikë 11:29
Demokratët e Shkodrës nisen për protestën në Tiranë, deputeti i PD: Studentët kërkojnë rotacion politik
Politikë Top Channel

