Prodhimi i ullirit këtë sezon paraqitet i mbarë në disa zona të rrethit te Vlores, me pritshmëri për rritje të prodhimit, por fermerët vijojnë të përballen me kosto të larta dhe mungesë të fuqisë punëtore. Pavarësisht vështirësive, cilësia e vajit të ullirit vlerësohet si shumë e mirë, ndërsa interesi i vizitorëve të huaj për produktin shqiptar po rritet. Prodhimi i ullirit ndryshon nga një zonë në tjetrën, pasi, sipas prodhuesve, ( sinkron) kete vit një rendiment më të ulet shënojnë disa zona.Megjithatë, pritshmëritë për këtë sezon janë pozitive, me një prodhim që mund të jetë rreth 20 për qind më i lartë krahasuar me vitin e kaluar.Lexo edhe:Parashikimi i motit për ditën e sotme! Si do të jenë temperaturat Specialisti i ullirit Vesaf Musai shprehet për Syri tv, se, ‘një nga elementët që vlerësohet më shumë është cilësia e vajit, ai thekson se ajo mbetet shumë e mirë dhe se kushtet e vjeljes dhe përpunimit kanë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e cilësisë’. ‘Ullinjtë duhet të transportohen dhe të përpunohen sa më shpejt pas vjeljes, ndërsa kontrolli i temperaturës gjatë procesit është thelbësor për përftimin e vajit ekstra të virgjër’. Por, përtej cilësisë, sfidë mbetet kostoja e prodhimit. Vjelja kërkon gjithnjë e më shumë shpenzime, ndërsa pagesa e punëtorëve dhe vështirësitë e terrenit, veçanërisht në ullishtat shekullore dhe në zonat kodrinore, e bëjnë procesin më të kushtueshëm. Sipas prodhuesve, pagesa për një ditë pune mund të arrijë në 40-50 mijë lekë të vjetra. Mungesa e fuqisë punëtore është një tjetër problem që po bëhet gjithnjë e më shqetësues. Në shumë raste, vjelja mbështetet te punëtorët e moshuar, ndërsa të rinjtë janë gjithnjë e më pak të përfshirë në këtë sektor. Si zgjidhje, propozohet krijimi i skuadrave të specializuara të vjeljes, të trajnuara për të punuar në parcela të ndryshme dhe të pajisura me mjete moderne, por kjo kërkon organizim dhe mbështetje përmes projekteve konkrete shprehet specialisti. Ndërkohë, vaji shqiptar i ullirit po tërheq edhe vëmendjen e vizitorëve të huaj. Përmes tureve në ullishtat shekullore, vizitorët njihen me historinë e pemëve, procesin e prodhimit dhe shijimin e vajit të ullirit. Prodhuesit tregojnë se shumë prej tyre shprehen të impresionuar nga cilësia e vajit që provojnë drejtpërdrejt te prodhuesi. Sipas tyre, njohja e origjinës dhe besimi te prodhuesi janë elementë të rëndësishëm për konsumatorët, sidomos në një treg ku cilësia e produkteve të etiketuara si vaj ulliri ekstra i virgjër nuk është gjithmonë e lehtë të verifikohet. Kështu, ky sezon sjell pritshmëri pozitive për prodhimin dhe cilësinë e vajit shqiptar të ullirit, por edhe sfida që lidhen me kostot, çmimin në treg dhe mungesën e punëtorëve. Për prodhuesit, e ardhmja e sektorit kërkon më shumë organizim, mekanizim dhe promovim të një prej produkteve më të rëndësishme të bujqësisë shqiptare./Syri tv/

