Lajme Zone
LIVE/ Dita e 107 e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Të tjeraSyri

LIVE/ Dita e 107 e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Fëmijët në familjen Dopi në qytetin e Elbasanit këtë vit të ri shkollor nuk e kanë përjetuar si bashkëmoshatarët e tyre. Kjo për shkak të varfërisë. Mungesa e të ardhurave ka detyruar nënën e tyre, Xhesika Dopin, që për dy fëmijët e saj 12 dhe 6 vjeç të mos u blejë mjete për shkollën apo edhe rroba të reja. Fëmijët e saj kanë shkuar në shkollë falë gjërave që u janë dhuruar.

Fëmijët në familjen Dopi në qytetin e Elbasanit këtë vit të ri shkollor nuk e kanë përjetuar si bashkëmoshatarët e tyre. Kjo për shkak të varfërisë. Mungesa e të ardhurave ka detyruar nënën e tyre, Xhesika Dopin, që për dy fëmijët e saj 12 dhe 6 vjeç të mos u blejë mjete për shkollën apo edhe rroba të reja. Fëmijët e saj kanë shkuar në shkollë falë gjërave që u janë dhuruar. Për të përballuar jetesën e detyrimet ndaj shtetit, kjo familje detyrohet që vaktet t’i hajë të reduktuara, teksa shumicën e ushqimeve i sigurojnë me listë e me borxhe. Në këtë familje, Xhesikës i punon vetëm bashkëshorti, rroga e të cilit është mjaft e ulët krahasuar me shpenzimet për familjen dhe kreditë që duhet të shlyejnë.Lexo edhe:Protestë kundër bllokimit të rrugës 200-vjeçare/ Banorët: Duan t'na marrin jetën! Kalaja: Fushë-Kruja ndahet përgjysmë Në kushte të vështira, në të cilat mhet të rrisë fëmijët e saj, Xhesida shprehet se e ka të pamundur të vijojë jetesën në këtë mënyrë, por lufton për fëmijët, dy që i ka në shkollë dhe një fëmijë 8-muajsh. Ajo apelon për ndihmë për të gjitha institucionet dhe qytetarët për një strehë për fëmijët e saj, në mënyrë që të kenë një jetesë të afërt me bashkëmoshatarët e tyre.