Mbahet sot protesta e shtatë në Tiranë, e cila nisi me revoltën e studentëve më 13 tetor dhe u përshkallëzua në tubim të dhunshëm, së cilës i janë bashkuar tashmë edhe qytetarë. Mëngjesin e sotëm, para se të niste grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit, reagoi sërish kryeministri Edi Rama, i cili, ndër të tjera, tha se do të jenë prindërit ata që do të mbajnë përgjegjësi për aktet e dhunës së fëmijëve të tyre të mitur në protestë, duke thënë se do të paguajnë dëmet. Rama tha se PD u bë strehë e protestuesve të maskuar, teksa shtoi se kjo parti po “ëndërron që të kthehet 21 Janari”.
Ndërkohë, nga ana tjetër, ka reaguar edhe Sali Berisha, i cili tha se shkaktari i dhunës është Sali Berisha.
Protesta u zgjerua edhe në disa rrethe, ku përplasjet më të forta sot janë shënuar në Kurbin, ku janë hedhur molotovë drejt Bashkisë, duke shkaktuar flakë në hyrje.
Në Tiranë, sikurse edhe dje, protesta nisi me këngë e valle, teksa grumbullimi u bë para Ministrisë së Arsimit.
Përditësimi i ngjarjeve, orë pas ore: 12:26
PAMJET/ Xhama të rinj te selia e PS pas gurëve nga protestuesit, shtohen forcat e policisë te godina e socialistëve
Aktualitet 12:24
“Ka përzënë nga vendi 50 për qind të studentëve”/ Berisha thirrje policisë pas deklaratave të Ramës: Mos i qëlloni, dorëzoni kapelën
Politikë 12:19
Mbyllet protesta në Lezhë/ Rreth 50 të rinj në tubim, dëmtohen hapësirat publike dhe shkatërrohet monumenti i librit të Gjergj Fishtës
Aktualitet 12:03
Protesta e dhunshme në Tiranë, 36 të lënduar gjatë së dielës, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spital
Aktualitet 12:02
Dita e shtatë e protestës, të rinjtë mblidhen para Ministrisë së Arsimit, hedhin valle dhe kërkojnë dorëheqjen
Aktualitet 11:28
Nis me bomba molotov protesta në Kurbin, flakë në ambientet e Bashkisë
Aktualitet 10:47
Nxënësit bojkotojnë mësimin në Mirditë, protesta zhvendoset në Rrugën e Kombit në Rubik
Aktualitet 10:37
Një grup gjimnazistësh marshojnë në rrugët e Elbasanit, tentojnë të rrëzojnë derën e shkollës. U bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve tu bashkohen
Aktualitet 10:34
Protestat e dhunshme në ditën e 7-të, bizneset në Tiranë forcojnë masat e sigurisë, vendosin mbrojtëse hekuri në dritare
Aktualitet 09:55
Policia patrullon në rrugët e Tiranës, nisin shoqërimet e para të të rinjvë të dyshuar si protestues të dhunshëm
Aktualitet 09:46
Protestuesit zbarkojnë në shesh që në mëngjes, disa të rinj mblidhen në sheshin “Skënderbej”
Aktualitet 09:33
Të rinjtë bojkotojnë sërish mësimin në Lezhë, marshim në rrugët e qytetit me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”
Aktualitet 08:44
“Familjet e të miturve që dhunojnë do paguajnë dëmet”, Kryeministri Rama: Studentët që sulmojnë policët s’do kenë arsim falas e bursa
Politikë 08:37
Protestat e dhunshme/ “Nga janari do të rrisim dhe rrogat”, Rama: 2500 euro shtesë për çdo efektiv në front
Politikë 08:27
Rama për protestën në Tiranë: Rusia dhe Irani të përfshirë, sulme të mirëkomanduara nga forca të huaja
Aktualitet 08:18
“Trump i ka quajtur organizata terroriste…”/ Rama për protestat: Nuk negociohet me askënd që përdor dhunën, ka rënë shteti nëse negocion me ta
Politikë 08:09
“Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike”, Demo për protestat në Tiranë: Nuk mund të pranohet dhuna ndaj policisë
Politikë Top Channel

