Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

LIVE- 3 muaj protestë kundër qeverisë! Oshëtijnë thirrjet në bulevard: O Ergys, o legen, prite Belindën se po vjen! Arrestoni Ramën!


Teksa shënohet protesta e 90-të, qytetarët shqiptarë kanë vijuar të kërkojnë me ngulm dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Teksa shënohet protesta e 90-të, qytetarët shqiptarë kanë vijuar të kërkojnë me ngulm dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë marshimit, protestuesit kanë lëshuar në kor thirrje kundër klasës politike, duke ironizuar edhe arrestimin e Ergys Agasit. Mes thirrjeve të tyre ishte edhe ajo se pas Agasit, sipas tyre, radhën do ta ketë Belinda Balluku. Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu arrestimin e kryeministrit Edi Rama, duke brohoritur: “Arrestoni Ramën!”. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i Edi Ramës nga detyra. Në platformën e tyre përfshihet edhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat 12-mujore, e cila do të përgatiste vendin për zgjedhjet e ardhshme. Protestuesit kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e disa nismave ligjore që, sipas tyre, dëmtojnë interesat e qytetarëve shqiptarë. Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta