Lajme Zone
LIVE/ 102 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
EkonomiSyri

LIVE/ 102 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Banorët e fshatit Letan, në Bashkinë e Elbasanit, kanë protestuar këtë të mërkurë për shkak të ndotjes së mjedisit dhe dëmtimit të infrastrukturës rrugore, që, sipas tyre, shkaktohen nga aktiviteti i një guroreje në zonë.

Banorët e fshatit Letan, në Bashkinë e Elbasanit, kanë protestuar këtë të mërkurë për shkak të ndotjes së mjedisit dhe dëmtimit të infrastrukturës rrugore, që, sipas tyre, shkaktohen nga aktiviteti i një guroreje në zonë. Prej më shumë se dy vitesh, firma ushtron aktivitetin pranë zonës së banuar, ndërsa banorët e konsiderojnë të lartë nivelin e ndotjes së shkaktuar nga pluhuri.Lexo edhe:Skandali i Ramës me raportin PISA 2025: Si të manipulosh të dhënat edhe në nivel ndërkombëtar Të paktën 50 familje thonë se janë të prekura nga aktiviteti i gurores. Banorët shprehen se e kanë të pamundur të hapin dritaret e banesave, ndërsa frutat dhe perimet e kultivuara në zonë, sipas tyre, janë mbuluar nga pluhuri dhe nuk mund të konsumohen. Ata thonë se u janë drejtuar me shkresa institucioneve lokale dhe qendrore, duke kërkuar ndërhyrje për situatën, por, pavarësisht ankesave, aktiviteti i gurores vijon. Banorët paralajmërojnë se, nëse aktiviteti nuk ndërpritet dhe problematika nuk merr zgjidhje, protestat do të përshkallëzohen. Në një ditë të zakonshme, aktiviteti në gurore nis rreth orës 08:00 të mëngjesit. Por këtë të mërkurë, mjetet e punës u panë të fikura, ndërsa në zonë ishin të pranishme mediat dhe banorët protestues.