Lajme Zone
LIVE- 101 ditë qëndresë! Dje rrethuan Kryeministrinë, sot protestuesit stacionohen para Kuvendit: Nuk na përfaqësoni! Rama jep dorëheqjen!
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE- 101 ditë qëndresë! Dje rrethuan Kryeministrinë, sot protestuesit stacionohen para Kuvendit: Nuk na përfaqësoni! Rama jep dorëheqjen!

Ka nisur protesta e radhës qytetare para Parlamentit, duke shënuar ditën e 101-të të rezistencës kundër qeverisë. Protestuesit janë mbledhur para godinës së Kuvendit, ndërsa atmosfera është shoqëruar me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ka nisur protesta e radhës qytetare para Parlamentit, duke shënuar ditën e 101-të të rezistencës kundër qeverisë. Protestuesit janë mbledhur para godinës së Kuvendit, ndërsa atmosfera është shoqëruar me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. “Nuk na përfaqësoni!” është një prej thirrjeve të protestuesve, ndërsa vijojnë edhe thirrje të tjera politike kundër mazhorancës. Protesta e sotme vjen vetëm një ditë pas tubimit të 100-të, i zhvilluar mbrëmjen e kaluar në kryeqytet. Prej më shumë se tre muajsh, qytetarë janë mbledhur në mënyrë të vazhdueshme në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime politike. Gjatë protestave janë zhvilluar marshime në rrugët e kryeqytetit, ndërsa qytetarët kanë mbajtur pankarta dhe kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë. Mbrëmjen e së hënës, në protestën e 100-të, qytetarët u grumbulluan fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. “Rama jep dorëheqjen” dhe “Ju erdhi fundi” ishin disa prej thirrjeve të dëgjuara gjatë tubimit. Aktivistët kanë paralajmëruar për përshkallëzim të aksionit opozitar, duke kërkuar pjesëmarrje më të madhe qytetare në protestat e ardhshme.

Protesta e 101-të vijon këtë të martë para Parlamentit, ndërsa pritet që pas grumbullimit qytetarët të marshojnë edhe në rrugët e Tiranës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb