Kryeministri Edi Rama mblodhi sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste, në Kryesinë e Kuvendit. Takimi nisi në orën 09:00 ku në fokus të diskutimeve ishte situata e krijuar pas protestave të dhunshme në Tiranë, si dhe masat e reja ndëshkuese ndaj personave të përfshirë në aktet e dhunës. Një prej masave që parashikohej në paketë është krijimi i një liste të zezë në sistemin TIMS, e cila mund të sjellë kufizime për udhëtimet jashtë vendit. Masat e paralajmëruara përfshijnë gjithashtu faturimin e dëmeve familjeve të të miturve që përfshihen në akte dhune, heqjen e mbështetjes financiare për studentët, si dhe përjashtimin nga puna të mësuesve që nxisin nxënësit drejt dhunës. LEXO EDHE:Protestat e dhunshme, Rama paralajmëron: Po punojmë për një paketë masash, kush dëmton pronën publike e private duhet të përndiqet nga hija e shtetit derisa të paguajë (VIDEO) Në gjashtë ditët e para të protestave, mbi 260 persona të dyshuar për përfshirje në aktet e dhunës janë arrestuar, ndërsa dhjetëra të tjerë po procedohen në gjendje të lirë. Por, krahas përballjes me drejtësinë, qeveria ka paralajmëruar edhe masa të tjera ndëshkuese. Më herët, kryeministri Rama deklaroi se prindërit do të mbajnë përgjegjësi financiare për dëmet e shkaktuara nga fëmijët e tyre gjatë protestave. Ndërsa për studentët që ushtrojnë dhunë ndaj efektivëve të policisë, paralajmëroi heqjen e arsimit falas, bursave dhe çdo mbështetjeje financiare nga shteti. Masa janë paralajmëruar edhe ndaj mësuesve që nxisin nxënësit të përfshihen në akte dhune, të cilët rrezikojnë largimin nga puna. A.C/Shqiptarja.com TAG: edi rama PS protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Arta: 20/10/2026 09:32 Ato qe djegin e shkaterrojne te marin ate qe meritojne Përgjigju lol: 20/10/2026 09:21 burg Përgjigju Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 77.8% Disi 3.4% Vota total: 7965 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

