Protestuesit, pasi ishin tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, bënë thirrje për marshim tek 21-shi. Duket se kanë ndryshuar skenarin e tyre dhe mund të bllokojnë rrugët e kryeqytetit. Protestuesit janë ndalur tek ura e Vasil Shantos dhe kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve. Ata kanë bërë thirrje që të lirohen protestuesit që janë shoqëruar në komisariatet e kryeqytetit. “Ju erdhi fundi”, është thirrja e tyre në kor. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protestuesit Tirane
