Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në zonën e Laprakës në Tiranë.
Nga të dhënat paraprake mësohet se si pasojë e ngjarjes kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit.

