Leli Kaja administratori i ECO-ELB (inceneratori i Elbasanit) i arrestuar nga SPAK për korrupsion në vlerën e 4 milionë lekëve të vjetra është liruar nga burgu duke u caktuar masa arrest shtëpie. Në seancë gjyqësore u paraqit një përfaqësues nga ndihma juridike falas pranë Ministrisë së Drejtësisë në kushtet ku avokatët vijojnë bojkotin në GJKKO. SPAK kërkoi masën arrest me burg por zyrtari u la ne arrest shtëpie. Për arrestimin e tij u përdorën metoda speciale hetimore dhe veprime stimuluese ku agjentet e BKH kishin regjistruar me parë numrin e serisë së lekëve që administratori mori si ryshfet për të mos kryer procedurën ligjore.
