Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Lirohen terrenet e zaptuara/ Durrës, policia bashkiake aksion në të gjithë qytetin


Nga qendra e qytetit në lagjet e tij. Në Durrës policia bashkiake ka zgjeruar aksionin për lirimin e hapësirave publike.

Nga qendra e qytetit në lagjet e tij. Në Durrës policia bashkiake ka zgjeruar aksionin për lirimin e hapësirave publike.

Uniformat blu hoqën pengesat, barrierat dhe mjetet rrethanore të vendosura nga qytetarë dhe biznese në kundërshtim me ligjin në zonën pranë ish-stacionit të trenit.

Çdo veprim i ndërmarrë po dokumentohet me video dhe foto. Në rast përsëritje do të merren masa nga gjoba deri tek procedimi penal për personin që zë hapësirën e përbashkët. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Policia bashkiake kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të liruar vullnetarisht hapësirat e zëna në mënyrë të jashtëligjshme.

Ndërsa drejtuesi i saj thotë se aksioni i nisur do të shtrihet deri në periferi.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet Durrëspolicia bashkiake