Lajme Zone
Lirohen protestuesit e shoqëruar në polici, mbi 40 persona u ndaluan gjatë protestës në Tiranë
PolitikëJOQ Albania

Lirohen protestuesit e shoqëruar në polici, mbi 40 persona u ndaluan gjatë protestës në Tiranë

Protestuesit e shoqëruar në Komisariatin nr.1 dhe nr.2 gjatë protestës së zhvilluar të enjten në Tiranë janë liruar gjatë natës, sipas raportimeve. Mbi 40 persona u shoqëruan nga policia pas përplasjeve të regjistruara gjatë tubimit përpara Ministrisë së Arsimit.

Protesta u organizua nga qindra studentë, të cilët kërkuan llogari për premtimet e pambajtura që prej vitit 2018, kur mijëra të rinj dolën në rrugë për të kërkuar përmirësimin e kushteve në arsimin e lartë.

Tubimi u shoqërua me tensione dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë. Si pasojë, disa persona mbetën të lënduar, mes tyre edhe gazetarë.

Ndër rastet më të rënda është ai i 19-vjeçarit Ledjon Balla, i cili u dërgua në spital në gjendje të fikti dhe me këmbë të thyer. Sipas raportimeve, i riu u lëndua gjatë ndërhyrjes së policisë. Ndihmë mjekësore mori gjithashtu edhe një përfaqësues diplomatik, i cili pësoi dëmtime në kokë.

Protesta nisi përpara Ministrisë së Arsimit, por situata u përshkallëzua gjatë zhvillimit të saj, duke çuar në përplasje mes demonstruesve dhe policisë.