Lajme Zone

Liria e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, ministri Hoxha merr pjesë në takimin e thirrur nga Britania: Shqipëria, pjesë e koordinimit ndërkombëtar

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka marrë pjesë në takimin virtual të thirrur nga Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, i cili mblodhi homologë nga mbi 40 vende për të adresuar nevojën urgjente për të rivendosur lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit pas mbylljes së saj efektive nga Irani në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm.

Liria e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, ministri Hoxha merr pjesë në takimin e thirrur nga Britania: Shqipëria, pjesë e koordinimit ndërkombëtar

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka marrë pjesë në takimin virtual të thirrur nga Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, i cili mblodhi homologë nga mbi 40 vende për të adresuar nevojën urgjente për të rivendosur lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit pas mbylljes së saj efektive nga Irani në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm. Përmes një postimi në rrjetet sociale, minstri zbulon se diskutimet u përqendruan në përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare, përmes mjeteve diplomatike dhe politike, por jo vetëm, për të siguruar rihapjen e sigurt dhe të qëndrueshme të kësaj rruge detare kritike, e cila është jetike për sigurinë globale të energjisë dhe stabilitetin ekonomik.

Hoxha theksoi se vendi ynë është i gatshëm të punojë ngushtë me partnerët dhe aleatët për të mbështetur përpjekjet e deeskalimit dhe për të kontribuar në iniciativa dhe zgjidhje kolektive. I participated today in the virtual meeting convened by #UK Foreign Secretary, Yvette Cooper, bringing together counterparts from over 40 countries to address the urgent need to restore freedom of navigation in the Strait of #Hormuz following its effective closure by Iran in the… pic.twitter.com/Ef44AH9FBK

— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) April 2, 2026 Top Channel