Lubonja: Nëse do mobilizoheshin kundër krimit të organizuar në Shqipëri, ne do funksiononim si shtet
Analisti Fatos Lubonja u shpreh se problemi kryesor i Shqipërisë është krimi i organizuar. Lubonja nënvizoi se vendi ka nevojë për politikë të jashtme më të organizuar.
Analisti Fatos Lubonja u shpreh se problemi kryesor i Shqipërisë është krimi i organizuar. Lubonja nënvizoi se vendi ka nevojë për politikë të jashtme më të organizuar. Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” në News24, Lubonja deklaroi se gjithë ky mobilizim që kërkohet kundër terrorizmit duket të ishte edhe për luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri dhe se në këtë mënyrë do të kishte edhe një shtet funksional. Sipas analistit Lubonja kryeministri Edi Rama merr vendime vetëm për t’i pëlqyer të tjerëve. “Problemi i terrorizmit ka qenë problem i të tjerëve jo i joni. Ne nuk besoj se kemi pasur rrezikun e madh që të vijnë të na bëjmë akte terroriste. Iranianët kanë pasur terrorizëm palestinez, por shteti iranian nuk ka pasur akte terroriste nga ato që bëjnë vetëvrasje me kamikazë…Shqipëria për mendimin tim këtë problem e ka më shumë si partneritet me SHBA se sa problem të vetin. Gjithë ky mobilizim kundër terrorizmit, sikur të ishte futur si mobilizim kundër krimit të organizuar në Shqipëri atëherë funksiononim ne si shtet. Ky është rreziku i madh kombëtar që kemi ne. Pra sikur të kishim qenë një shtet më serioz më me dinjitet, duke mbajtur raporte të mira sigurisht me orientim Perëndimor, por jo del Rama e thotë ‘me të gjithë dialog’, ky që nuk bën dialog me ne”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Fatos Lubonja
