Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e sotëm disa pamje mahnitëse nga nga Liqeni i Degës në Belsh. “Mirëmëngjes dhe me këtë pamje nga Liqeni i Degës në Belsh, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale. Liqeni ndodhet pranë fshatit Fierzë, në pllajën e Dumresë, në lartësinë rreth 160 m mbi nivelin e detit. Përbën një liqen interesant karstik, me formë tepër të përzgjatur (1600 m i gjatë dhe deri në rreth 300 m i gjerë), ka 3800 m gjatësi të vijës bregliqenore, 17,9 m thellësi dhe sipërfaqe 37,4 ha. LEXO EDHE:Flakët përfshijnë ullishten në Cërrik, zjarrfikësit neutralizojnë rrezikun pranë banesave (VIDEO) Është ndër liqenet më të bukur në grupin e atyre të Dumresë. Të formuar nën veprimin e karstit në gjipse nga bashkimi i disa hinkave karstike të mbushura me ujë, si pasojë e bllokimit me materiale të patretshme dhe të papërshkueshme të kanaleve nënëtokësore karstike. Ka një ekosistem të veçantë liqenor me botë të gjallë të pasur. Temperatura e ujit në dimër është 7,8 – 8 °C. Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: liqeni i deges Elbasan belsh Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.4% Shoqëria 25.2% Social media 16.4% Vota total: 1863 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

