Një grup protestuesish janë mbledhur ditën e sotme para Kryesisë së Kuvendit, për të kundërshtuar propozimin e PS për hartën e re territoriale, që pritet të diskutohet e miratohet sot në Komisionin e Ligjeve. Me pankartat ‘Poliçani nuk negociohet’, ‘mos e prekni Selenicën’, ‘nuk e shuani dot identitetin tonë’, protestuesit i thonë ‘jo’ ndryshimeve për ‘Territorialen’. Nëse propozimi do të marrë miratimin te Komisioni i Ligjeve, atëherë projektligji i kalon për miratim Kuvendit në seancën plenare të ditës së enjte, në datë 8 tetor. LEXO EDHE:Territorialja te Ligjet, Shehu-mazhorancës: Po shkelni parimet europiane dhe po cenoni demokracinë! Ky është shkatërrim i historive qindra vjeçare Propozimi i PS për hartën e re territoriale parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 që janë aktualisht, në 46. Pra 15 prej tyre do të bashkohen me njësitë më të mëdha administrative që ndodhen pranë tyre. Ky propozim ka hasur në kundërshti të forta jo vetëm nga opozita, por edhe nga vetë radhët e PS. Shumica e kryebashkiakëve dhe anëtarëve të këshillave të bashkive që janë parashikuar të shkrihen, kanë kundërshtuar propozimin për hartën e re territoriale. Share Lajmi kryesor: ‘Territorialja’ të enjten në Kuvend! Erion Braçe e Vullnet Sinaj kundër draftit të PS, miratimi i reformës në rrezik R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: kuvend kryesia e kuvendit Komisioni i ligjeve reforma territoriale PS prostesta Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71% Jo 21.4% Nuk e di 7.6% Vota total: 1865 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
