Lajme Zone
Ligj i ri kundër duhanit pas 20 vitesh, shtohen kufizimet! Ndalohet shitja online e cigareve, do të kërkohet dokument identifikimi në pikat fizike! S’lejohet konsumimi afër shkollave
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ligj i ri kundër duhanit pas 20 vitesh, shtohen kufizimet! Ndalohet shitja online e cigareve, do të kërkohet dokument identifikimi në pikat fizike! S’lejohet konsumimi afër shkollave

Pas 20 vitesh, Shqipëria pritet të ketë një ligj të ri kundër duhanit. Drafti sjell kufizime për cigaret tradicionale dhe elektronike, ndalon shitjen online dhe ashpërson rregullat për reklamimin dhe përdorimin e tyre në nga të miturit. Por, më shumë se sa kufizimet, sprova e vërtetë do të jetë zbatimi i tyre, ndryshe nga çfarë ndodh aktualisht.

Produktet e duhanit nuk do të lejohet të shiten online, ndërsa të miturit nuk do të mund t’i blejnë, pasi do u kërkohet të dëshmojnë moshën e tyre. Projektligji i ri kundër duhanit parashikon kufizime më të forta për të penguar aksesin e fëmijëve dhe të rinjve te cigaret tradicionale apo dhe ato elektronike. Ministria e Shëndetësisë ka hedhur për konsultim publik aktin e ri, i cili vjen 20 vite pas ligjit aktual, zbatimi i së cilit la shumë për të dëshiruar. Për herë të parë, në fokus janë edhe produktet e reja përtej cigares “tradicionale”, si cigaret elektronike, qeskat me nikotinë dhe produktet me avullim, ose siç njihen ndryshe vape. “Ky ligj zbatohet për: LEXO EDHE:Rritet akciza e cigareve me 350 lekë/vit deri në 2030-ën, dhe +5% deri në 2033-shin! Shtohet akciza edhe për ‘Biodieselin me vajra nafte’ a) produktet e duhanit b) cigaret elektronike dhe enët rimbushëse c) produktet bimore për tymosje ç) produktet e reja të duhanit d) qeskat me nikotinë dh) produktet njëpërdorimëshe për avullim e) produktet e tjera që emetojnë tym ose aerosol pavarësisht nëse prodhohen në territorin e Republikës së Shqipërisë ose importohen.” Mosha minimale për blerjen mbetet 18 vjeç, por shitësit do të kenë mundësi të kërkojnë dokument identifikimi kur kanë dyshime për moshën e blerësit. Në këtë rast, në mungesë të një dokumenti, produkti nuk duhet t’u shitet. Drafti vendos theks të veçantë të ndalimi i porosive përmes online dhe përmes shërbimit postar. Sipas relacionit, aktualisht mungon një sistem i besueshëm për verifikimin e moshës gjatë porosisë dhe dorëzimit, duke krijuar rrezik që produktet të përfjnë në duart e të miturve. Kufizime do të ketë edhe për shitjen përmes makinave automatike, vetëshërbimit dhe shitësve ambulantë. Projektligji zgjeron gjithashtu hapësirat ku ndalohet duhanpirja, duke përfshirë jo vetëm tymin tradicional, por edhe produktet që emetojnë “aerosol”. Ndalimi do të përfshijë ndër të tjera edhe këndet e lojërave, zonat sportive dhe ndalimi i konsumit në një rreze prej 10 metrash nga institucionet arsimore dhe shëndetësore. Kufizime të forta parashikohen edhe për reklamimin dhe promovimin e produkteve të duhanit. drafti ndalon reklamat në median e shkruar, televizion, radio dhe platformat online, si dhe sponsorizimin e aktiviteteve nga kompanitë e këtij sektori. Gjoba mbetet e njëjta, nga 5 mijë deri në 5 milionë lekë, në varësi të shkeljes, si dhe konfiskimi dhe asgjësimi i produkteve. E po e njëjta mbetet dhe sfida e vërtetë e ligjit të ri: sa realisht ai do të respektohet! P.J / K.C P.J Shqiptarja.com TAG: cigare elektronike cigare Duhani Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento rei: 19/11/2026 21:54 Sa për të qeshur,ne ligje kemi shumë por nuk zbatohen...në shumicën e lokaleve në Tiranë pihet cigare... Përgjigju Sondazhi i ditës:

18 Nëntor, 11:04

A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 62% Jo 29.2% Nuk e di 8.8% Vota total: 1767 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?