Dukej e thjeshtë dhe në të njëjtën kohë ishte detyrim. Të dyja u plotësuan nga kombëtarja shqiptare, e cila ia doli të fitonte me rezultatin e thellë 0-3 në ndeshjen e dytë të grupit në Ligën e Kombeve kundër San Marinos. Të besuarit e Rolando Maran morën kontrollin e lojës që në nisje, ndërsa për të parë golin e parë u desh të vinte minuta e 21. Pas zhvillimit të një goditje këndi topi mbeti në zonë dhe me portën e boshatisur Anis Mehmeti nuk mund të gabonte. LEXO edhe...Mes tyre Naser Aliji, tre futbollistë të Kombëtares përfjnë në tribunë kundër San Marinos Pa kaluar shumë, pothuajse me një aksion të ngjashëm, Myrto Uzuni do të dyfishonte rezultatin, duke sjellë qetësinë në bankinën kuqezi. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën kishte vend edhe për golin e Rey Manajt. Sulmuesi lushnjar arriti ta dërgonte topin në rrjetë pas dy tentivave të njëpasnjëshme. Në vijim kombëtarja shqiptare u përpoq më shumë të menaxhonte, ndërsa trajneri i cili zbriti me 6 ndryshime në formacion, aktivizoi si zëvendësues edhe Klevi Qefaliajn, Cristian Shpendin dhe Luis Hasën. Nga minuta e parë si debutues luajti Samuele Sina, i cili mori vendin e Elseid Hysajt. Me këtë fitore Shqipëria mori vendin e parë në grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve me 6 pikë pas 2 ndeshjesh. E ndjekur nga Finlanda me 4 pikë, Bjellorusia 1 dhe San Marino 0. Ndeshja e ardhshme e kuqezinjve do të jetë me 3 tetor kundër Finlandës në transfertë. Ngjarjet më të rëndësishme 65’- Rey Manaj ka thelluar shifrat për Shqipërinë, duke realizuar në portën e San Marinos 45'- Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes San Marino-Shqipëri, me kuqezinjtë të cilët po udhëheqin 0-2. 27'- Dyfishohet shumë shpejt rezultati. Uzuni ndëshkon San Marinon 21'- Shqipëria kalon në avantazh me Anis Mehmetin. Gjatë një goditje këndi topit mbetet në zonë dhe Mehmeti me portën e boshatisur nuk mund të gabojë 1'- Ka nisur në San Marino duel i dytë në grupin e Ligës së Kombeve për Shqipërinë Rezultati: San Marino 0-3 Shqipëri Formacioni titullar i San Marino-Shqipëri Gjashtë ndryshime në formacion ka bërë trajneri Rolando Maran në ndeshjen që kombëtarja shqiptare do të luajë kundër San Marinos në raport me sfidën e parë në Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë. Sonte në portë luan Alen Sherri në vend të Berishës, ndërsa titullar në mbrojtje është kthyer Mitaj. Samuele Sina debuton në vend të Hysajt, ndërsa në mesfushë nga minuta e parë luan Julian Shehu. Në sulm kanë ‘mbijetuar’ Manaj e Muçi. Ora 23:12 ‘Menaxhuam forcat’, befason trajneri i Kombëtares Maran: Edhe Finlanda vuajti kundër San Marinos Trajner i Kombëtares Rolando Maran thotë se futbollistët, me kërkesë të tij, janë kursyer disi përballë San Marinos, ndërsa nuk e vlerësoi një rival të thjeshtë pavarësisht se mbajnë renditjen e fundit në FIFA. Sipas Maran edhe Finlanda, që fitoi 0-7, pati vështirësi kundër tyre.“Mendoj se duhet të kursenim edhe forcat. Janë katër ndeshje njëra pas tjetrës. Jam i lumtur për rezultatin, mund të kishim bërë më tepër sa i takon paraqitjes. Kemi pasur posedimin e topit, mund të ishim futur më mirë në pjesën e dytë dhe të kishim raste më tepër. Në total jam i lumtur.Janë disa ndeshje ku në fakt janë edhe emocionet e një debutimi të tillë. Ndeshje të vështira, e kanë menaxhuar mjaftueshëm mirë. Nuk ka kundërshtar të thjesht në raste të tilla. Edhe Finlanda pati vështirësi në centimetrat e fundit ndaj San Marinos.Jemi ruajtur pak, për shembull Kristjan Asllani kishte një karton. Pas pjesës së parë u zëvendësua dhe Gjimshiti. Është çështje e menaxhimit të skuadrës”, u shpreh trajneri i Kombëtares. Share Ora 22:18 Mbetën pa biletë, shqiptarët unikë edhe në San Marino! Ndjekin ndeshjen jashtë rrethimit të stadiumit (VIDEO) Kombëtarja po luan në transfertë në Ligën e Kombeve kundër San Marinos, por prezenca e madhe e tifozëve shqiptare në stadium e bën ndeshjen të duket ‘si në shtëpi’. Të shumtë kanë qenë shqiptarët të cilët kanë udhëtuar për të ndjekur djemtë kuqezi në këtë përballjë edhe pse kundërshtar është përfaqësuesja me renditjen më të dobët në botë.Megjithatë jo të gjithë kanë siguruar biletë. Problem? Jo! Siç duket edhe nga video ata kanë gjetur një alternativë. Shumë shqiptare janë vendosur në një anë të stadiumit, duke ndjekur ndeshjen pas rrethimit, por që afron pamje shumë të mirë nga fusha.Përveç tribunës së miqve shqiptarët kanë patur mundësi ta mbushin stadiumin e San Marinos pasi mund të blinin biletë ata të cilët kishin dokumenta italiane. Duke ditur që shumë bashkëkombas kanë zgjedhur të emigrojnë në Itali shanset që stadiumi të dukej kuqezi ishin të mëdha. Share Ora 21:26 Shqipëria drejt vendit të parë në grup, rivali i kuqezinjve në Ligën e Kombeve ndalet nga Bjellorusia Lajm i mirë për kombëtaren shqiptare është edhe ndeshja tjetër e grupit në Ligën e Kombeve. Finlanda që në duelin e parë shkatërroi 0-7 San Marinon dhe që konsiderohet rivali i kuqezinjve për vendin e parë në grup, ka barazuar pa gola, 0-0, në ndeshjen e dytë të kundër Bjellorusisë. Fillimisht Finlandës dhe më pas Bjellorusisë iu anulua një gol me VAR, por në fund të dy skuadrat ndanë pikët.Në rast se Shqipëria ia del të fitojë ndeshjen e dytë të grupit kundër San Marinos atëherë do të marrë vendin e parë. Share Ora 20:16 ‘Muçi u denigrua kur ishte Sylvinho’, Shpëtim Duro për Report TV: Maran e ka studiuar, lojtar i rrallë (VIDEO) Ish-zvëndës trajneri i kombëtares shqiptare, por edhe trajner i shumë skuadrave në Shqipëri, Shpëtim Duro, thotë se futbollisti Ernest Muçi është denigruar në dy vitet e fundit kur trajner ishte Sylvinho. Në ‘Studio Live’ të Report TV Duro thotë se Muçi do të jetë shumë i rëndësishëm për trajnerin e ri Rolando Maran.“Muçi është një futbollist me shumë talent. Duhej që të paktën para dy viteve të merrte përgjegjësinë e numrit 10. Nuk kishte pse të ishte stabël në çdo ndeshje të kombëtares, mund të luante në pjesën e dytë, por ai është denigruar. Ka patur momente që nuk është ftuar fare. Ishte shumë në formë në Turqi, por nuk e shihnim në Kombëtare. Një lojtar me atë talent, kur gjithë opionioni e donte, më çudiste të mos ishte me radhët e ekipit kombëtar. Ndoshta si trajner s’e donte për arsye taktike, por një lojtar më ate talent kërciste. Lojtari i mirë duket pavarësisht se si e përdor ti si trajner.Maran e ka studiuar mirë lojën e tij. Është futbollist që vjen rallë. Shumë kualitativ. Në sulm është shumë i rrezikshëm. Luan me të dy këmbët dhe jep asist. Ndoshta duket pak i ngadaltë, por është shumë i shpejtë dhe I saktë në mendim. Mund të shënonte edhe gola të tjerë. Ai në çdo ndeshje është protagonist edhe nëse nuk luan mirë. Është shumë i rëndësishëm për lojën e Kombëtares tonë.”Duro tha se për Shqipërinë ndeshja që luhet sonte kundër San Marinos duhet fituar patjetër. Sipas trajnerit kuqezinjtë ndeshjen vendimtare në Ligën e Kombeve e kanë të shtunën kundër Finlandës. Share Ne.k./ReportTv.al Liga e Kombeve San Marino Rolando Maran kombetarja shqiptare Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.9% Jo 38.8% Disi 7.3% Vota total: 4074 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

