Kombëtarja shqiptare ka pësuar disfatën e parë në Ligën e Kombeve në ndeshjen më të rëndësishme të grupit. Në Helsinki Finlanda përmbysi me rezultatin 2-1 kuqezinjtë të cilët u gëzuan shumë shpejtë në këtë transfertë. Kjo pasi në minutën e 4 Rey Manaj zhbllokoi shifrat me kokë pas goditjes së këndit të harkuar nga Kristjan Asllani. Në vijim kombëtarja po kontrollonte lojën, deri në minutën e 22 kur Etrit Berisha gaboi rëndë. Në tentativë për të rikuperuar një pasë të dhënë gabim portieri 37-vjeçar ndërhyri në mënyrë të parregullt dhe si lojtar i fundit u ndëshkua me karton të kuq. Për rrjedhojë Maran vendosi të largonte nga fusha Arbër Hoxhën për të aktivizuar Alen Sherrin. Ky i fundit, i sapo futur në fushë, pësoi golin e barazimit nga goditja e dënimit me të rinisur loja. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën e njëjta skemë do të trondiste kuqezinjtë. Ekzaktësisht në minutën e 74 Ëalta do të shënonte golin e dytë për Finlandën nga një tjetër goditje dënimi. Edhe këtë herë reagimi i Alen Sherrit la për të dëshiruar. LEXO EDHE:Italia e Mancini-t tregon karakter, Zidan dështon të fitojë ndeshjen e parë në shtëpi me Francën! Turqia katastrofë Në fund transferta e Finlandës rezultoi disfata e parë për kuqezinjtë, që u kushtoi edhe vendin e parë në grupin e Ligës së Kombeve. Finlanda u ngjit në kuotën e 7 pikëve, kundrejt 6 të Shqipërisë në vendin e dytë. Ndeshja e ardhshme e kuqezinjve do të jetë me 6 tetor në Air Albania kundër San Marinos. Sfida e vlefshme për Ligën e Kombeve do të nisë në orën 20:45. Rezultati live: Finlandë 2-1 Shqipëri Momentet më të rëndësishme 71'- Walta tregohen edhe njëherë i frikshëm. Realizon nga një tjetër goditje dënimi. Reagim jo i mirë i Alen Sherrit. 46'- Nis pjesa e dytë në Helsinki 45+3' Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-1. 26' Walta barazon shifrat për Finlandën. Goditja e dënimit e shkaktuar nga Berisha përfn në rrjetë. 22'- Gafë e Etrit Berishës. Portieri i Shqipëris fillimisht pason gabim dhe në tentativë për të rikuperuar ndërhyn gabimisht në hyrje të zonës. Si lojtar i fundit ndëshkohet me të kuq dhe lë Kombëtaren me 10 lojtarë. Largohet Arbër Hoxha dhe në vendin e tij Alen Sherri 4'- Gol Shqëria me Rey Manajn. Kristjan Asllani kroson nga goditja e këndit dhe sulmuesi shqiptar nuk fal, duke dërguar topin në rrjetë. 1'- Ka nisur në Helsinki ndeshja e 3 e Kombëtares në Ligën e Kombeve teksa përballet në transfertë kundër Finlandës. Formacioni titullar dhe rreshtimi sipas UEFA-s. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 15:05 Gjimshiti në historinë e Kombëtares, parakalon emra të rëndësishëm si Skela dhe Bogdani Emri i Berat Gjimshiti do të gdhendet në historinë e kombëtares shqiptare. Mbrojtësi është përzgjedhur titullar edhe në ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve kundër Finlandës, duke shkuar në kuotën e 76 ndeshjeve në histori me kuqezinjtë.Për rrjedhojë kapiteni la pas dy emra të rëndësishëm si Erjon Bogdani dhe Ervin Skela.Më shumë paraqitje se Gjimshiti regjistrojnë Elseid Hysaj si rekordmeni absolut me mbi 100 ndeshje. Po ashtu Lorik Cana, Etrit Berisha, Altin Lala dhe Klodian Duro.Gjimshi ndodhet vetëm një paraqitje larg Duros. Për të arritur Lalën duhen edhe tri ndeshje të tjera. Ne.k./Shqiptarja.com Share Ne.k./Shqiptarja.com TAG: Liga e Kombeve Finlanda Rolando Maran kombetarja shqiptare Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Shtator, 16:02
Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.2% Jo 25.9% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3863 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
